Filluan në Zagreb, Kroaci, Garat Ndërkombëtare të Kur’anit
Garat e Para Ndërkombëtare të Kur’anit u përuaruan me një ceremoni në Zagreb të Kroacisë, të enjten në mbrëmje.
Ceremonia u zhvillue në Qendrën Islamike të Zagrebit, filloi me këndimin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë nga figura të kur’anore dhe nga kënduesi i shquar iranian i Kur’anit, Ahmed Abulkassemi, i cili do të shërbejë edhe si anëtar i jurisë të kësaj gare.
Në vitet e mëparshme, Garat Kur’anore u zhvilluan në nivel rajonal për pretendentët nga vendet e rajonit të Ballkanit dhe kjo është hera e parë që Garat Kur’anore organizohen në nivel ndërkombëtar.
Kënduesit dhe hafizët e Kur’anit nga 45 shtete janë pjesëmarrës në këtë ngjarje Kur’anore.
Hadi Muvahid Amin përfaqëson Iranin në kategorinë e këndimit të Kur’anit, ndërsa Reza Nezhad Tabrizi do të konkuroi në kategorinë e mësimit përmendësh të tërë Kur'anit.
Garat Kur’anore në Zagreb të Kroacisë, shënojnë 100-të vjetorin e njohjes së Islamit në kushtetutën e Kroacisë si fe e barabartë me fetë e tjera.
Kroacia është një shtet i Evropës Lindore me një popullsi prej rreth pesë milionë banorë.
Kroacia shpalli pavarësinë e saj gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991 dhe u njoh ndërkombëtarisht në janar të vitit 1992.
Katolikët përfaqësojnë 86 përqind të popullsisë së Kroacisë, kurse të krishterët ortodoksë janë pesë për qind, muslimanë dy për qind.
Më 27 prill 1916, provinca kroato-sllovene atëherë nën Perandorinë Austro-Hungareze zhvilloi një seancë parlamentare në të cilën Islami është njohur si i barabartë me Kishën Katolike dhe Kishën Orthodokse.
Burimi: IQNA News