Shqipëri

Pastrohen mbi 40 mijë dollarë të ‘’tregtisë’’ së veshakëve, i proceduar në Izrael

Arrestohet në Tiranë, mjeku rus Boris Wolfman, i dyshuar si drejtues i një klinike të jashtëligjshme në Kosovë, që merrej me trafikimin e organeve.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, klinika Medicus në Kosovë, që drejtohej nga mjeku rus Boris Wolfman u premtonte ‘dhuruesve’ të organeve nga 15 mijë euro për një veshkë, por pasi u hiqte organin nuk u jepte asnjë qindarkë.

 

Organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi. Sipas mediave italiane, dyshohet se mjeku kishte trafikuar më shumë se 30 organe nga klinika në Kosovë.

Klinika Medicus është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg. Wolfman kishte arritur të shpëtonte.

 

Boris Wolfman, sipas akuzës, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus.

 

Dyshimet mbi aktivitet të paligjshëm të kësaj kompanie dhe transaksioneve të dyshimta për pastrim parash kanë lindur në momentin që nga Izraeli drejt Shqipërisë janë transferuar 40.975 dollarë, transfertë kjo e kryer nga Boris Igor Wolfman, i proceduar në Izrael në 2007 për paligjshmëri të transplantit të organeve.

 

Po ashtu, shprehet prokuroria e Tiranës, një tjetër dyshim që ka bindur për të kërkuar sekuestron e parave të kompanisë së transplantit të organeve është dhe transferta që ata kanë patur me shtetasin shqiptar R.Mezini të proceduar në Itali për trafik droge.