Siria

Hassan Rouhani: Irani mbështet përpjekjet për paqe në Siri

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani ka përsëritur se Republika Islamike do të mbështesë përpjekjet që kanë për qëllim për të krijuar paqe dhe stabilitet në Siri dhe të mbahen zgjedhje të lira në këtë vend arab i cili është goditur nga kriza.


    Hassan Rouhani i bëri këto komente gjatë një takimi me Kryetarin e Kuvendit të Sirisë, Muhammed Xhihad al-Laham, në Teheran, të mërkurën.


     Është e rëndësishme për Iranin që Siria të rivendosë stabilitetin dhe të bëjë përgatitjet e nevojshme për të mbajtur zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur , tha Rouhani , duke shtuar, Irani do të mbështesë ( procesin e mbajtjes ) ​​të zgjedhjeve të lira.


    Ai, gjithashtu, shprehu shpresën se Siria do të arrijë suksese të mëtejshme në skenën politike.


    Në vende të tjera, në fjalën e tij, kryetari i Iranit tha se Republika Islamike është serioze në fushatën e saj kundër terrorizmit dhe përpjekjet e saj për të promovuar paqen dhe stabilitetin e rajonit.


    Nga ana e tij, zyrtari sirian tha se ne po punojmë, me gjithë se të tjerët i shtojnë problemet në mënyrë që të mos lejojnë zgjedhjet presidenciale të mbahet në Siri në kohën e planifikuar.


       Populli i Iranit digjet për çlirimin e Jerusalemit (el – Kuds)


     Në një takim të veçantë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Palestinez , Salim Zanoun, të mërkurën, Hassan Rouhani tha se populli iranian digjet për të parë çlirimin e el- Kudsit ( Jerusalemit ).


     Ai, gjithashtu, shprehu keqardhje për faktin se territoret palestineze janë ende nën pushtim dhe shprehu shpresën se Bota Myslimane do të gjenë një zgjidhje për t'i dhënë fund pushtimit të Palestinës .


     Nga ana e tij,  Salim Zanoun i kërkoi Iranit të luajë një rol më aktiv për të ndihmuar  për të zgjidhur çështjen palestineze .
{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}