Turqi

Princi Saud vjen në takim në Turqi, por nuk dihet se çfarë po zihet

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u takua në Ankara me trashëgimtarin e fronit-Princin dhe Zv/kryeministrin e Arabisë Saudite Muhamed bin Nayif bin Abdulaziz Al Suud.

Erdogan  para ndërtesës së Presidencës së Turqisë priti Al Suud, pas së cilës takimi i tyre vazhdoi pas dyerve të mbyllura.

Delegacioni i Arabisë Saudite dje arriti për vizitë në Turqi, ndërsa dje është mbajtur një takim mes Al Suud dhe Kryeministrit të Turqisë Binali Yildirim, të cilët kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu, Al Suud u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu.

Në Ankara sot gjithashtu është realizuar edhe një takim mes ministrit turk të Ekonomisë Nihat Zeybekci dhe ministrit të Tregtisë dhe Investimeve të saudisë Majid bin Abdullah Al-Qasab.