Irani prezentoi dronin më të ri ushtarak
Në vitin 2011 iranianët kanë zënë rob fluturaken amerikane pa pilot (dronin) RQ-170 Sentinel e cila ka hyrë në hapësirën ajrore iraniane. Kjo ishte një goditje e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht që tensionet në mes Washingtonit dhe Teheranit në atë kohë ishin në nivel të lartë sa që pritej se çdo çast mund të shpërthejë edhe lufta në mes tyre.
Më tutje, goditja ishte edhe më e madhe pasi që iranianët arritën ta aterojnë dronin amerikan pa kurrfarë dëmtime, me ç’rast kjo më tutje iu shërbeu për ta analizuar, hulumtuar dhe studiuar detajisht dronin amerikan.
Hulumtimi i teknologjisë amerikane më në fund u shpagua, pasi që Irani dje solemnisht e prezentoi versionin e vet të dronit më të ri, të cilën para 5 vitesh ka premtuar se do të ndërtojë dronin e ri në bazë të dronit amerikan. Këtë dron të ri e prezantuan së bashku me dronet e reja të cilët veç janë duke prodhuar edhe më parë.
Sikurse përcolli Press TV, droni është me një kapacitet të madh të qëndrueshmërisë dhe mund të bartë 4 bomba “të mençura” të teledirigjuara. Irani versionin e ri të dronit të vet e ka quajt”Saeqeh” që do të thotë “bubullima”, ndërsa e ka prezantuar solemnisht Garda revolucionare iraniane.
Burimi: advance.hr