Turqi

Aeroporti i tretë i Stambollit do të thyejë rekordet

Gjersa 128 kompani ajrore fluturojnë në 276 destinacione nga aeroporti ndërkombëtar Atatyrk në Stamboll, aeroporti i tretë i cili është duke u ndërtuar, do të dyfishojë këtë numër nga 276 në 552 destinacione.     

Drejtori i kompanisë IGA Airport Construction, Jusuf Akçajogllu ka thënë se ndërtimi i aeroportit të tretë është duke u kryer me shpejtësi të madhe, pasi që është duke u punuar pandërprerë në tri ndërrime. Po punohet nga 24 orë në ditë për të përfunduar fazën e parë gjer në datën e caktuar, e cila është përcaktuar më parë,  që është 26 shkurt 2018.

Sipas fjalëve të Akçajogllusë, ndërtesa kryesore në të cilin gjenden terminalet, do të shtrihet në sipërfaqe prej 1, 3 milion m2 dhe do të ketë kapacitetin vjetor për pranimin dhe lëvizjen e 110 milion udhëtarëve në vit. Më tutje ceku se kostoja e ndërtimit të aeroportit është 6 miliard euro. Gjer tani janë shpenzuar gjithsejtë 2, 4 miliard euro.

Ai ka thënë se fazat më të vështira të ndërtimit të kompleksit veç janë të përfunduara, për çdo muaj do të realizohet 4% të projektit, gjersa gjer tani janë përfunduar 30% të projektit të paraparë. Ndërtimi i pistës po realizohet me shpejtësinë e kënaqshme dhe se pritet së shpejti edhe shtrirja e shtresës së asfaltit.

Akçajogllu ka thënë se nga aeroporti i tretë i Stambollit aeroplanët do të fluturojnë në më shumë se 350 destinacione drejt pjesëve të ndryshme të botës, duke ja dhënë statusin e aeroporti transportues më të madh kryqëzor në botë.

Aeroporti do të ketë parkingun më të madhe të veturave në Evropë, me kapacitet prej 18.000 vetura, ceket nga kompania IGA Airport Construction. Në fazën e tanishme janë të punësuar rreth 18.500 njerëz, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikohet punësimi edhe për 30.000 njerëz . Pas vënies në funksion, aeroporti do të punësojë rreth 100.000 punëtor.

Komunikacioni rrugor drejt aeroportit më të ri të Stambollit do të ketë shumë opsione, rrugët e reja automobilistike drejt aeroportit janë në ndërtim të sipër, poashtu është planifikuar edhe instalimi i trenave të shpejtë drejt aeroportit të ri, i cili do të afrojë alternativën e transportit drejt aeroportit, përfundoi Akçajogllu.