Mbrojtësit e Revolucionit: Në më pak se 10 ditë mund të përgatisim një celulë me 6 milionë luftëtarë
Forcat tokësore të Ushtrisë së Mbrojtësve të Revolucionit Islam kanë një përbërje 5 herë më të madhe sesa Frocat Tokësore të Amerikës dhe pavarësisht përpjektjeve të Amerikës, Republika Islamike e Iranit në një periudhë kohore më të shkurtër se 10 ditë mund të formësojë një celulë prej 6 milionë luftëtarë të gatshëm.
Një prej krijuesve të Mbrojtësve të Revolucionit dhe Kryetari i Parë i Mbrojtësve të Revolucionit, Muhsin Refikdust është shprehur se në ngjarjet e sotshme ka parë se nëse nuk ka Mbrojtës të Revolucionit, nuk mund të ketë as shtet, duke kujtuar fjalët e Imam Humeinit gjatë luftës – “Nëse nuk ka mbrojtës të Revolucionit, nuk ka as shtet”.
Për më tepër, Muhsin Refikdust ka dhënë edhe këto deklarata që kanë tërhequr vëmendje të veçantë:
“Fuqinë për ta përfunduar këtë luftë e kanë vetëm forcat tokësore. Sot për sot, Forcat Tokësore të Ushtrisë së Mbrojtësve të Revolucionit Islam (Sipah )kanë një përbërje 5 herë më të madhe sesa Frocat Tokësore të Amerikës dhe pavarësisht përpjektjeve të Amerikës, Republika Islamike e Iranit në një periudhë kohore më të shkurtër se 10 ditë mund të formësojë një celulë prej 6 milionë luftëtarë të gatshëm.”
“Depot tona ushtarake nga Teherani në Zenxhan janë të mbushura plot, dhe raketat tona janë të pozicionuara në gadishëmri për të qëlluar në drejtim të Izraelit. Këto gjëra ia kemi treguar edhe amerikanëve, dhe madje iu kemi dhënë leje që t’i filmojnë këto pamje. Mjafton vetëm që ata të qëllojnë në Iran qoftë edhe një gëzhojë topi, dhe do ta rrafshojmë Tel Avivin njëshë me tokën.”
“Republika Islamike e Iranit ka vetëm një sekret për suksesin e saj në rajon, bindja në mënyrë të ndërgjegjshme ndaj Autoritetit të Përfaqësuesit të Zotit”.
Burimi: Medya Şafak