Mesazhi i Imam Hamaneit në Bajramin e Gadir-i Hum
Mëngjesin e sotëm, me rastin e Bajramit të Imametit (shpërndarjes e mesazhit hynor) dhe Velajetit (vazhdimësisë së shpërndarjes së mesazhit hyjnor), Gadir-i Hum mijëra njerëz nga rradhët e shtresave të ndryshme shoqërore u mblodhën në xhaminë Humeini në prezencë të Imam Hamaneit.
Në këtë mbledhje të njerëzve, Imam Hamanei, duke uruar fillimisht Bajramin e Gadir-i Hum, ka shpjeguar mesazhin më të rëndësishëm të kësaj ngjarjeje, Imametin dhe është shrehur se rregullat dhe parimet udhëheqëse, shtetërore duhet të pikënisen pikërisht nga ky mesazh.
Imam Hamanei ka shpjeguar për popullin veçoritë e pashofe dhe të papërsëritshme të Hazreti Aliut, duke u fokusuar veçanërisht tek veçoritë e tij përsa i përket udhëheqjes së shtetit. Më pas ka theksuar se ajo që ne duhet të bëjmë është të lidhemi fort pas rrugës së tij, të zhvillohemi në rrugën e tij dhe të përmbushim këshillat e tij.
Imam Hamanei është shprehur kështu përsa i përket shpalljes dhe përkufizimit të Bajramit të Gadir-i Hum si një “Një Bajram i Madh Hyjnor”: arsyeja e përdorimit të këtij termi është për shkak të rëndësisë së ngjarjes së Gadirit në përcaktimin e rregullave dhe parimeve shtetrore në Islam.
Këto rregulla dhe parime, në shoqërinë islame janë pjesë shpërndarjes së mesazhit hyjnor dhe vazhdueshmërisë së tij. Me lejen e Allahut këto shpjegime janë bërë nga Pejgamberi (s.a.s).
Bashkë me përcaktimin e rregullave t udhëheqjes shtetrore në Gadir, është parë edhe si treguesi i Imametit të Hazreti Aliut, një individ i madh, i shenjtë dhe modest.
Sigurisht, askush nuk mund të krahasohet me nivelin e papërsëritshëm të Aliut – Emri El-mumin në imametin dhe aftësitë e tij në udhëheqjen e shoqërisë islame.
Emra të këtillë si Imam Humeini në historinë islame, i cili është një dietar shumë i vyer dhe i përplotësuar nga të gjitha anët përballë Hazreti Aliut është si një rreze drite që del nga ky diell.
Ngjarja e Gadir Hum ka hedhur themelet e forta për shoqërinë dhe udhëheqjen shtetërore islame dhe ka treguar se Islami nuk mund të pranojë përpos rregullave që lindin nga imameti dhe velajeti, rregulla monarkike, të fuqive të intereseve personale apo të shtresave aristokratike.
Është e ditur se, përplotësimi i mesazhit profetik nga ana e Allahut Teala është i ndërlidhur me kuptimin e imametit. Kjo gjë vërtetohet në besimin islam nga argumentë të fortë dhe të pamohueshëm, megjithatë qëndrimi në këtë besim dhe zhvillimi i tij nuk i ka joshur ndjenjat e vëllezërve tanë të Ehl-i Synnetit. Duke qënë se, një gjë e këtillë bie ndesh me jetesën e Iamëve të vegjël dhe të pafajshëm.
Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e unitetit dhe njëshmërimit të botës islame, Imam Hamanei ka theksuar edhe njëherë se në momentin që bëhen lëvizje ofenduese kundrejt disa personave që mbajnë postet udhëheqëse në Ehl-i Bejt, krijohet një pengesë për trasmetimin e vërtetë të mesazhit hyjnor me argumentët logjikë dhe burimet e sakta. Më pas, ai bëri këtë përkujtesë:
“Ndjesitë negative që medhehebet e tjera lanë ushqyer kundrejt Shiizmit, janë në fakt ndjesi që i drejtohen Shiizmit Anglez, dhe si rezultat, bashkë me lidhjen e ngushtë me spiunazhin amerikan dhe britanik kanë ardhur shumë shkatërrime dhe vrasje në rajon dhe janë krijuar grupime të këtilla si ISIS-i dhe Nusra.”