Kulturë - Art - Fe

Konferenca ndërkombëtare”Shteti dhe religjionet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Austri”

Në Sarajevë me 28 dhe 29 shtator 2016 do të mbahet konferenca ndërkombëtare me titull” Shteti dhe religjionet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Austri- Korniza juridike për Islamin në kontekstin evropian”. Organizatorët e kësaj konference dyditore janë Ministria federale për Evropën, integrimin dhe punë të jashtme të Republikës së Austrisë, Ministria e punëve të jashtme dhe civile të Bosnjës e Hercegovinës, Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës, ambasada e Austrisë në Bosnjë e Hercegovinë si dhe shoqata austriake për kulturë.

“Bosnja e Hercegovina dhe Austria ndajnë historinë e neutralitetit sekular ndaj religjionit në të njëjtën kohë duke i mbajtur marrëdhënie të mira me të gjithë religjionet prezente në shtet. Në konferencë akademikët dhe pjesëtarët e institucioneve evropiane dhe bashkësive fetare do të diskutojnë për kornizat juridike dhe kushtetuese  për religjionet të cilët janë treguar të dobishëm për harmonin ndërkulturore dhe ndërfetare. Ekspertët thellësisht do të shqyrtojnë çështjet se a mundet Bosnja e Hercegovina dhe Austria të shërbejnë si model për zhvillimin e islamit në kontekstin evropian”, kanë porosit organizatorët e kësaj konference.

Kjo konferencë do të mbahet në bibliotekën e Gazi Husrevbeut në Sarajevë. Disa prej punimeve shkencore që do të ekspozohen para konferencës ndërkombëtare në Sarajevë do të jenë:” Fotografia e Austrisë në Bosnjë” nga Doc. dr.Amila Kasumoviq, “Monarkia konstitucionale, qeverisja e drejtës dhe drejtat themelore” nga Prof. Dr. Thomas Simon,”Se si Islami do të duhej të ishte i organizuar në shoqëritë pluraliste” nga Prof.dr. Enes Kariq, “Ligji austriak për Islamin i vitit 2015” nga Prof.dr. Katharina Pabel,  “Kushtetura e re e Bashkësisë Islame në Austri” nga Dr. Metin Akyurek, “Feja Islame dhe e drejta në Gjermani” nga Dr. Dina el Omari, “Juridiksioni islam në Evropë” nga Prof.dr. Fikret Karçiq, etj.

Burimi: islamskazajednica.ba