Iraku

ISIS ndalon në qendrat e sigurisë femrat e veshura me burka

Grupi terrorist ISIS, i më parë e bëri të detyrueshme që femrat të mbulojnë plotësisht trupat e tyre me një çarçaf të zi, kur shfaqeshin në publik, ata tashmë është njoftuar se janë detyruar të ndryshojë rregullat e  vetë-imponuara për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Grupi terrorist thuhet se ka lëshuar një urdhër ku thuhet se asnjë femër  nuk lejohet tani të jetë e veshur me një nikab apo burka, një çarçaf i zi, kur hyjnë  në objektet e sigurisë dhe të ushtrisë në qytetin e pushtuar nga ISIS-i në Mosul të Irakut.

Lajmi është raportuar nga Al Alam News Network, kanal shtetëror i lajmeve në gjuhën arabe që transmetohet nga Irani, duke cituar burimin  nga province  irakiane e Ninivës. Vendimi, sipas burimit, është bërë pasi disa femra të veshura me burka kanë vrarë një numër të komandantëve të ISIS-it dhe militantë në muajt e fundit.

Gjatë dy viteve të fundit, grupi terrorist i ka detyruar femrat në Irak dhe Siri të veshin burka dhe nikab, që mbulojnë plotësisht trupat e tyre në publik, duke pretenduar se një kod i tillë i rreptë i veshjes është e bazuar në Ligjin e Sheriatit.

Raportet e medias  zbuluan  se femrat që nuk iu bindën rregullave u ndëshkuan rëndë, ndonjëherë fizikisht.

Në fillim të muajit gusht 2016, media lokale raportoi se ‘policia e moralit’ e  ISIS-it 'sulmoi  një grua të re siriane veshur me një burka plotësisht. Tani femrat irakiane duket se kanë një liri veprimi më të vogël me veshje e tyre, të paktën kur hyjnë të objektet e sigurisë dhe në objektetet  ushtarake.  

Burimi: Sputnik