Athina ka nevojë për shumë xhami
"Jo vetëm një, por shumë xhami janë të nevojshme në Athinë, ashtu si në vendet e tjera evropiane", thotë Sherifi
Shumë xhami janë të nevojshme në Athinë, kryeqyteti i vetëm evropian që i mungon një xhami, tha të premtën një udhëheqës i muslimanëve grek.
Kryeministri grek Alexis Tsipras tha të mërkurën se një xhami dhe një varrezë për muslimanët do të ndërtohet në Athinë, por për udhëheqësit muslimanë vendas mbetet e dyshimtë.
Ibrahim Sherif, myftiu i Komotinit, një qytet në verilindje të Greqisë me një popullsi të madhe myslimane, tha për Anadolu Agency të premten se çështja e xhamisë është diskutuar edhe në vitin e kaluar, por që asnjë kompani ndërtimi nuk u pajtua.
Greqia ka pasur xhami të shumta osmane në të gjitha qytetet e saj, por me kalimin e kohës ato janë dëmtuar, shkatërruar, shtoi ai.
Ibrahim Sherifi theksoi se Thrrakia Perendimore , ku Komotini gjendet, janë rreth 320 xhami, por anjë nuk ka në Athinë.
"Jo vetëm një, por shumë xhami janë të nevojshme në Athinë, ashtu si në vendet e tjera evropiane", tha ai.
Ahmet Mete, myftiu i Xanthi-t, në verilindje të Greqisë, tha gjithashtu se ka dy xhami otomane në Athinë, por njëra është një muze dhe të tjera është duke u shkatërruar.
"Greqia është një vend i krishterë ortodoks, larg nga Islami, dhe armiqësor ndaj trashëgimisë otomane. Greqia nuk dëshiron një xhami që funksionon në qendër të Athinës, ku jetojnë të krishterët ortodoksë të rreptë," tha Ahmet Mete.
Parlamenti grek miratoi një plan në vitin 2011 për të ndërtuar një xhami në Athinë, pas kërkesave nga mijëra banorë muslimanë.
Athina është kritikuar nga grupe të të drejtave të njeriut, si Amnesty International sepse Athina është i vetmi kryeqytet në Bashkimin Evropian, pa një xhami funksionale.// World Bulletin