Vallë Përse Imam Hamenei Përdori Termin “Dinastia e Mallkuar”?
“E përditshmja turke “Rasthaber” (Lajmi i Rastit), bëri të ditur arsyen e cilësimit, të faqes zyrtare të internetit, të udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian, Imam Hameneit, si “Dinastia e Mallkuar”, për familjen mbretërore saudite”.
“Sipas të përditshmes turke “Rasthaber” (Lajmi i Rastit), sqaroi arsyen e vlerësimit, të faqes zyrtare të internetit, të udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian, Imam Hameneit, e quajtur Puja, si “Dinastia e Mallkuar”, për familjen mbretërore saudite”.
“Imam Hamenei, në një fragment të mesazhit të tij, kushtuar Haxhit, përdori termin “Dinastia e Mallkuar”, për familjen mbretërore saudite. Ky është një term i huazuar nga Kur’ani Famëlartë, i cili kalon në një ëndërr të dërguarit tonë Muhammedit (p.q.m.t.). Në ajetin 60 të Sures Isra thuhet:
وَ إِذْ قُلْنا لَکَ إِنَّ رَبَّکَ أَحاطَ بِالنَّاسِ وَ ما جَعَلْنَا الرُّؤْیَا الَّتِی أَرَیْناکَ إِلَّا فِتْنَةً لِلنَّاسِ وَ الشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِی الْقُرْآنِ وَ نُخَوِّفُهُمْ فَما یَزِیدُهُمْ إِلَّا طُغْیاناً کَبِیراً
“Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Tij), të gjithë njerëzit (Ai e di që këta nuk besojmë dhe nëse ju sjell mrekulli). Ndërsa atë vegimin tënd, që të shfaqëm (në Natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar, (të përmendur në Kur’an), nuk e bëmë tjetër vetëm sprovë për njerëzit. Ne i trembim ata (idhujtarët) dhe kjo trembje, vetëm se ua shton atyre, mohimin e skajshëm”.
“Tani me të drejtë shtrojmë pyetjen: “Vallë cila është, “pema e mallkuar”, nëpërmjet së cilës Allahu (f.m.t.) i sprovuaka njerëzit (idhujtarët dhe mohuesit), sprovim ky me të cilin Allahu (k.m.t.), nuk e ka përmendur në asnjë ajet tjetër kuranor. Një pjesë e komentuesve të shquar, të Kur’anit Famëlartë, kanë pohuar se me termin, “pema e mallkuar”, nënkuptojmë Pemën e Zekkumit, duke paraqitur si argument ajetët 62 dhe 63 të Sures Saffat, në të cilët thuhet:
إِنَّا جَعَلْنَاهَا فِتْنَةً لِّلظَّالِمِينَ أَذَلِكَ خَيْرٌ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ الزَّقُّومِ
“Vallë a është më i mirë ky qëndrim, (shpërblimi i Allahut), ose është Pema e Zekkumit?! Me të vërtetë, Ne e kemi bërë këtë pemë, sprovë për keqbërësit!”
“Ashtu siç shihet qartë, në ajetët e lartpërmendur, ndonëse është përdorur, Pema e Zekkumit, si një sprovë për keqbërësit, nuk është cekur se, kjo e fundit, është një “pemë e mallkuar””.
“Kjo është arsyeja, se përse disa komentues të tjerë, të Kur’anit Fisnik, janë të mendimit se ne nuk duhet ta përkthejmë fjalën arabe: “shexhere” thjesht si një “pemë”, sepse duke u përqendruar, në vështrimin më të kujdesshëm të ajetit kuranor, arrijmë në përfundimin se qëllimi i Allahut (l.m.t.), nuk është thjesht paraqitja e “pemës”, por është diçka tjetër. Madje këta komentues të Kuranit Famëlartë, kanë shtuar se termi “pema”, është përdorur dhe në ajetin 24 dhe 26, të Sures Ibrahim, përkatësisht si “Shexheretu’t-Tajjibe” (Pema e Mirë), për të përcaktuar udhëzimin në udhë të drejtë dhe “Shexheretu’l-Habithe” (Pema e Keqe), për të përcaktuar shmangien në rrugë të gabuar. Në ajetët 24 dhe 26 të Sures Ibrahim thuhet:
أَلَمْ تَرَ کَیْفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا کَلِمَةًۭ طَیِّبَةًۭ کَشَجَرَةٍۢ طَیِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌۭ وَفَرْعُهَا فِى ٱلسَّمَآءِ
“A nuk ke parë se, si Allahu solli si shembull, fjalën e mirë, si pema e mirë, që rrënjët e saj, janë të ngulitura thellë (në tokë), ndërsa degët e saj, janë lart në qiell”.
وَمَثَلُ کَلِمَةٍ خَبِیثَةٍۢ کَشَجَرَةٍ خَبِیثَةٍ ٱجْتُثَّتْ مِن فَوْقِ ٱلْأَرْضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٍۢ
“Ndërsa shembulli i fjalës së keqe, është si një pemë e keqe, që është shkulur nga rrënjët mbi tokë dhe nuk mund të qëndrojë drejtë”.
“Lërmëni t’iu sqarojmë se termi “shexhere” (pemë), i përmendur në ajetët e sipërcituar, duke u nisur nga përkufizimi, i komentuesve të Kuranit Fisnik si i ndjeri dijetar Mirza Sejjid Muhammed Tabataiu, merr kuptime të tjera si “farefis”, “dinasti”, si dhe i njëjti term, ka një përdorim të gjërë në gjuhën arabe. Fjala vjen në gjuhën arabe, nëse duam të lavdërojmë një njeri, si një njeri të mirë, themi se ai vjen nga një “pemë e mirë” (gjenealogjke), pra se ai rrjedh nga një “farefis i mirë”, i cili ka rrënjë dhe taban të fortë. Për më tepër termi “pemë” merr kuptime të tjera si “farefis” dhe “dinasti”, i cili është është përdorur dhe në hadithët e dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Me synimin e ilustrimit, sa më mirë të këtij pohimi, citojmë hadithin e e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.), drejtuar prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Imam Aliut (p.m.t. i cili është si vijon:
أنا و أنت من شجرة واحدة
“Unë dhe ti rrjedhim nga e njëjta pemë “farefis””.
“Atëherë duke u mbështetur në termin “pema e mallkuar” (dinastia e mallkuar), e cekur në ajetët e mësipërm kuranorë, theksojmë se më këtë term, nënkuptojmë “dinastinë”, e cila është mallkuar, si pasojë e kryerjes së veprave të saj të këqija”.
“Ndërsa tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë për cilën “dinasti” bëhet fjalë?!”
“Dijetarët dhe komentuesit më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë dhe shiitë, në komentin e shëmbëlltyrës, e kanë komentuar vegimin e Muhammedit (p.q.m.t.), në fillim të ajetit kuranor, ndërsa ky i fundit, ishte ngjitur mbi minber dhe po mbante hutbe, ai pa qartësisht majmunë, të cilët zbritën pikërisht nga minberi i tij dhe dolën nga dyert e xhamisë duke u çjerrur. Gjithashtu këta dijetarë dhe komentues të njohur, shtuan se pas këtij vegimi, Muhammedi (p.q.m.t.), u hidhërua deri në atë shkallë, sa buzëqeshte shumë rrallë, deri në fund të jetës së tij”.
“Madje dijetarët më të mëdhenj sunnitë, si Hatib Bagdadi, Imam Tirmidhiu, Ibn Xheriri, Ibn Kethiri, Imam Taberaniu, Bejhakiu dhe Ibn Merdeuijje dhe dijetari i njohur shiit Imam Kulejni, e kanë shënuar, në veprat e tyre, këtë vegim të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër, në veprën e tij me titull: “Xhamiu’l-Kartabi” (Përmbledhja e Kartabiut), Imam Kartabiu dhe në veprën e tij me titull: “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), dijetari i madh sunnit, Fahruddin Radiu, kanë shprehur mendimin e tyre, se vegimi i Muhammedit (p.q.m.t.), në të vërtetë nënkuptonte, uzurpimin e udhëheqjes islame, nga duart e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), si Imam Aliut (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe ardhjen në pushtet, në mënyrë të padrejtë dhe të pamerituar, të dinastisë së bijve të Umejjes “emeuitëve”. Lërmëni t’iu rikujtojmë, se kjo e fundit, shkaktoi shumë krime, përçarje dhe trazira, në gjirin e bashkësisë muslimane, duke njollosur fletët e bardha dhe duke shtrembëruar, udhën e drejtë, të historisë islame”.
“Ja pra kjo është arsyeja, e përdorimit të termit “Dinastia e Mallkuar”, gjatë mesazhit të tij kushtuar Haxhit, të faqes zyrtare të internetit, të udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian, Imam Hameneit. Kumtojmë se, është pikërisht familja mbretërore saudite, ose siç e ka cilësuar Imam Hamenei, “Dinastia e Mallkuar”, e cila ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë krime, masakra, përçarje dhe trazira, në mesin e popujve dhe shteteve muslimane, e cila ka kohë, që dalur jashtë vijës islame, të përcaktuar, nga Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Gjithashtu Imam Hamenei, nënvizoi faktin se familja mbretërore saudite, është një “Dinasti e Mallkuar”, sepse kjo e fundit, për më tepër se treçerekë shekulli, vijon bashkëpunimin e saj të ngushtë, më armiqtë më të përbetuar të muslimanëve, të cilët janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shteti cionist çifut. Madje jo vetëm kaq, por familja mbretërore saudite, vazhdimisht ka furinizuar me armatime dhe me ndihma të mëdha financiare, grupet terroriste, si El-Kaide “Rendi”, ISIS-i ““I Ashtuquajturi” Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë”, Ahraru’sh-Shami “Çlirimtarët e Sirisë”, Fet’h “Çlirimi” dhe Nusra “Ndihma”. Jo vetëm kaq, por familja mbretërore saudite, ose “Dinastia e Mallkuar”, ka vijuar me masakrimin, e qindra mijëra muslimanëve të pafajshëm jemenas, në një pushtim cionist të paparë”.
“Për t’i vënë kapakun e vërtetimit, të kësaj “Dinastie të Mallkuar”, rikujtojmë se si pasojë e lënies së plotë pas dore dhe moskujdesjes masive, të kësaj “Dinastie të Mallkuar”, vitin e shkuar humbën jetën mbi 6000 haxhinj, të cilët kishin ardhur, nga të katër anët e botës, në vendin e shenjtë të Minasë”.