Pesë dokumentë të Shërbimeve të Inteligjencës që duhet të njihni rreth Luftës së Përfaqësuar në Siri
Tashmë sot mund të gjejmë të dokumentuar në raportet e vjetra të shërbimeve të inteligjencës se si lufta e përfaqësuar në mbështetje të imperializmit në Siri ka dhënë sinjale të mëparshme se “ishte duke ardhur”.
Janë thënë shumë gjëra për arsyet dhe nxitjen që sollën luftën në Siri, e cila po arrin në vitin e saj të gjashtë.
Sigurisht, ndër nxitësit më kryesorë të kësaj lufte zënë vend pashmangshmërisht ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite. Ardhja e xhihadistëve në Siri dhe përhapja e tyre në gjithë shtetin u realizua haptazi nga ndërhyrjet e jashtme.
Brad Hoff nga The Canary, na ka risjellë në kujtesë 5 dokumentë të shërbimeve të inteligjencës, që tashmë njihen përsa i përket ndërhyrjes imperialiste në Siri.
1) Që prej vitit të parë të fillimit të konflikteve (2011), forcat speciale amerikane dhe britanike gjendeshin në ndihmë të militantëve kundër Esadit në terren.
Dokumenti që mban titullin Stratfor , i cili u publikua nga Wikileaks ka bërë me dije se forca speciale të ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Jordanisë dhe Turqisë kanë qënë prezente në terrenet e Sirisë që prej vitit 2011 me detyrat e mbledhjes së informacioneve sekrete dhe “përgatitjes së opozitës”.
Detyra e këtyre forcave speciale në Siri përkufizohej si e këtillë: Vënja në rregull e sulmeve guerrile, kryerja e atentateve, dobësimi i forcave Alevi (Sekt i Islamit) dhe shkatërrimi i tyre nga brenda.
2) Arabia Saudite ishte e vendosur që ta rrëzonte qeverinë e Sirisë nëpërmjet çdo rruge të mundshme.
Në një dokument të shërbimeve të inteligjencës së Arabisë Saudite, që i përket fillimit të vitit 2012, gjithashtu i publikuar nga Wikileaks thuhet se, në rast se arrin ta nxjerrë Sirinë nga sistemi qeveritar që gjendet tani dëshiron që të marrë hak edhe kundrejt të gjitha qeverive të tjera që i kanë dalë kundër asaj.
Për këtë arsye, në këtë dokument theksohet se Arabia Saudite duhet ta rrëzojë “Regjimin qeveritar që gjendet në Siri” duke përdorur të gjitha rrugët dhe të gjitha mjetet që ka në dorë.
3) Në një raport të përgatitur nga DIA në vitin 2012 të tërheq vënmendjen fakti se politika e ShBA-së dhe aleatëve të saj mund të krijojnë një “Shtet Islamik”.
Raporti më interesant në lidhje me rrezikun e ISIS-it në Irak dhe Siri është raporti i shkruar në vitin 2012 nga Departamenti i Shërbimeve të Inteligjencës së Amerikës (DIA).
Në këtë raport thuhet haptazi se ShBA-ja ka qënë në dijeni që prej asaj kohe se grupimet që luftojnë në Siri janë të lidhura në themel drejtpërsëdrejti me El Kaide-n dhe se ajo ka vendosur ta anashkalojë këtë gjë në mënyrë që ato të mund ta dobësojnë, apo edhe ta rrëzojnë Esadin.
Madje në raport gjenden edhe parashikime se ku mund të ndërtohej Shteti Islamik: Dejrezzor dhe Haseke. Gjithashtu, Dia ka tërhequr vëmendjen drejt faktit se grupimi në Irak (veçanërisht në Ramadi dhe Felluxhi) që njihej me emrin Shteti Islamik i Irakut do të fitonte edhe më shumë fuqi.
Raporti thekson se ngjarjet që kanë ndodhur në terren gjatë vitit 2012 janë drejtuar haptazi drejt ndarjes medhhebiste.
4) ShBA-ja kishte filluar të bënte plane për destabilizimin e Sirisë që prej vitit 2006.
Departamenti i Punëve të Jashme dhe dhe ambasadori i ShBA-së në Damask kanë shkruar një raport rreth “dobësisë potenciale” të udhëheqjes së Sirisë dhe destabilizimit të vendit, pesë vite përpara se në Siri të lindnin protestat.
Në dokumentin e publikuar nga Wikileaks në 13 dhjetor 2006, në mesin e këtyre dobësive janë listuar; përplasja mes reformave ekonomike dhe fuqive kundërshtare, problematika e kurtëve dhe rritja e islamizmit radikal.
Tërheq vëmendje fakti se qeveria e ShBA-së,duke përdorur mjete të ndryshme mund të japë kontributin e saj në rritjen këtyre mundësive.
5) Google, duke bashkëpunuar me qeverinë amerikane ka dhënë alternativat e saj për të zhviluar mjete online për ndryshimin e regjimit në Siri.
Në e-mailet e Hillary Clinton, të cilat gjithashtu u publikuan nga Wikileaks, na shfaqet haptazi sesi kokat e teknologjisë dhe qeveria e ShBA-së janë në një marrëdhënie reciproke.
Në një prej këtyre e-maileve, shefi i Google Ideas, Jared Cohen dhe ekipi i tij kanë propozuar që të krijojnë një mjet për të ndjekur dhe krijuar një hartë për desertorët e ushtrisë së Sirisë.
Cohan ka shpjeguar se qëllimi i krijimit të këtij mjeti është që të nxisë edhe më shumë desertorët në rradhët e ushtarëve sirianë. Gjithashtu Cohen ka thënë edhe se për të arritur këtë qëllim do të bashkëpunonin ne Al Xhazirën.