Siria

Forcat siriane e çliruan Xhaminë e Hz. Sekines (a.s.) në Darajja

Xhamia e Hz.Sekines, e bija e Imam Hysejnit (a.s.)
Xhamia e Hz.Sekines, e bija e Imam Hysejnit (a.s.)

- Forcat siriane kanë vendosur kontrollin e plotë mbi Darajja, një periferi e rrethuar e kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, duke çliruar të gjitha hapësirat në qytet, duke përfshirë  Xhaminë e Shenjtë të Hz. Sekines (a.s.) , e bija e Imam Hussejnit (a.s).

Sipas faqes  Awqat al-Sham, ushtria dhe forcat popullore të rezistencës çliruan Xhaminë e Hz. Sekines, e cila është shkatërruar nga grupi terrorist Daesh (ISIS),  nga kthetrat e terroristëve tekfiristë.

Vendi i shenjtë ka qenë nën pushtimin Daesh-it për rreth 15 muaj.

Qyteti i Darajja u vendos nën kontrollin e ushtrisë, pasi militantë dhe civilë janë evakuuar në bazë të një marrëveshje me qeverinë.

"Ushtria siriane tërësisht e kontrollon Darajja. ... Nuk është  asnjë njeri i vetëm i armatosur atje,"  një burim ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, i tha AFP të shtunën.

"Dosja Darajja tani është e mbyllur pas evakuimit të të gjithë civilëve, burrave  të armatosur dhe familjet e tyre sipas marrëveshjes"të arritur të enjten midis qeverisë dhe militantëve, tha televizioni shtetëror sirian.

Pamjet televizive të transmetimit të automjeteve të ushtrisë duke kaluar  në rrugët e qytetit, i cili ka qenë i rrethuar që nga nëntori i vitit 2012.

Rami Abdel Rahman, kreu i të ashtuquajturit Observatori  Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se konvoji i dytë dhe i fundit i militantëve dhe civilëve e lëshuan qytetin  Darajja të shtunën.// IQNA News