İran

Krimet saudite në Jemen të papara në histori

Ajetullah Kazem Sediki
Ajetullah Kazem Sediki

Një autoriteti i lartë fetar iranian i përshkroi krimet e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen si të papara në histori.

Duke iu drejtuar besimtarëve në Hytben, predikimin, e Namazit të Xhumasë  në Teheran, Ajetullah Kazem Sediki tha se regjimi i Rijadit po vretë  njerëz të pafajshëm dhe fëmijë në Jemen dhe po shkatërron spitalet dhe infrastrukturat e vendit.

Pavarësisht nga këto shkatërrime  për gati dy vjet, Arabia Saudite ka dështuar të arrijë objektivat e saj në Jemen, vuri në dukje Ajetullah Kazem Sediki.

Ai shtoi se krijimi i Këshillit të Lartë Politik në Jemen me mbështetjen e miliona jemenase  është një humbje e re politike për regjimin të Rijadit që është bërë element kryengritës në rajon.

Javën e kaluar, populli  i Jemenit doli në rrugë në kryeqytetin Sana'a, miliona prej tyre për të mbështetur Këshillin e Lartë Politik, formuar pas bisedimeve të paqes që me anën Sauditëve u ndërprenë.

Vendimi për themelimin e Këshillit të Lartë Politik është bërë nga lëvizja ‘Ansarullah’ e  Huthëve të Jemenit  dhe Partia e Përgjithshme e Kongresit Popullor  e  ish presidentit Ali Abdullah Saleh në fund të korrikut. 

Zyrtarisht ajo kishte filluar më 6 gusht 2016, kur Huthët  dhe fraksioni Salehut njoftoi se ata të dy kishin pjesë barabartë në këshillin  prej 10-anëtarësh.

Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë kanë nisur sulmet ajrore kundër lëvizjes ‘Ansarullah’ të Huthëve  që nga marsi i vitit 2015 në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish-presidenti të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Afër  9,400 jemenas, duke përfshirë 4.000 gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në fushatën ushtarake vdekjeprurëse.