Realitetit Siria
Përjashtimi nga zgjidhjet
i intervenimit ushtarak në Siri, lindi një zinxhir rezultatesh që diferencuan
ekuilibrin ushtarak në arenë dhe rezistencën e diplomacisë ndërkombëtare.
Halka e parë e
zinxhirit qe dorëheqja nga intervenimi i SHBA-ve në Siri.
Sepse qoftë
ndërhyrja e shkallës me shtrirje të gjerë që të rrëzohet qeverisja, qoftë
ndërhyrja e kufizuar me shtrirje të ngushtë që ta paralizojë armatën siriane,
ishte një shpresë triumfi nga këndi i grupeve të armatosura të luftës së tyre
për dobësim.
Prandaj
mosndërhyrja bëri që shpresa për fitore të shuhet; të vazhduarit e luftës për
dobësim, hakmarrjet që ishin lënë pas revolucionit i bëri që të niseshin më
herët; gjersa hakmarrjet e brendshme bënë që në favor të grupeve ekstreme të
formohet forcë balancuese.
Hallka e dytë e
zingjirit filloi të duket mbas 25 shtatorit.
Krahu ushtarak i
Koalicionit Kombëtar i themeluar nga grupi i miqëve në Antalia nuk u njoftë nga
Shtabi i Armatës së Lirë Siriane në të cilën së bashku me tre grupime ushtarake
në brendinë e të cilëve bën pjesë edhe Nusra me dhjetë organizata tjera
njoftuan se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar.
Njoftimi me datën
25 shtator i Tevhidit, Shqiponjave të Shamit dhe Brigadës së Islamit, nuk qe
asgjë ndaj SHBA-ve përveqse një kundërshtim me fjalë.
Oragnizatat që
nuk hezituan të merrnin pjesë në Shtabin e Armatës së Lirë Siriane i themeluar
me 9 dhjetor 2012 nga grupet e akredituara nga Grupi i Miqve me njoftimin që e
transmetuan me 25 shtator 2013, e kishte kuptimin e refuzimit të rolit
udhëheqës të SHBA-ve në luftën për trashëgimi.
Sepse Armata e
Lirë Siriane ishte dizajnuar si krahu ushtarak i Koalicionit Kombëtar dhe me të
dhënat e sigurisë e inteligjencës së Grupit të Miqve rolin udhëheqës të së
cilës e mbante SHBA-ja të themeluar në Antalia në muajin dhjetor të vitit 2012
dhe në koordinim me këtë SHBA-ja Nusran e kishte marrë në listën e organizatave
terrorise.
Atëherë mbas 25 shtatorit
prishja e ekulibrit në terren në favor të grupeve ekstremiste, nuk ishte një
gjendje që do të skjarohej vetëm me ideologjinë paralele të grupeve të
armatosura me Al-kaiden brenda Armatës së Lirë Siriane ose me të qenit e
Koalicionit Kombëtar dhe Armatës së Lirë Siriane përfaqësues të Grupit të Miqve.
Deri më 25
shtator ndërmjet grupeve të armatosura në terren, nga ekstremizmi në zbutje i
divergjencave është një renditje e tillë: 1-Al Kaida (Nusra dhe IŞİD) 2-Brigada
Islame (Ahraru’sh- Shami dhe të bashkangjiturit) 3-Brigada Çlirimtare Islame
(Shqiponjat e Shamit/Sukuru’sh- Shami dhe të bashkangjiturit) dhe 4-Armata e
Lirë Siriane.
Paralelizmi
ideologjik përgjatë vitit 2012 ose kombinacionet e aleancave mbi alternativat e
të qenit përfaqësues të Miqve, mbas 25 shtatorit filluan të formësoheshin sipas
një alternative shumë më ndryshe.
Mbetja jashtë
alternativave e intervenimit të SHBA-ve, nuk mbeti vetëm me ndryshimin e
kombinacioneve të aleancave në terren, ndryshoi arsyet e themelimit të
kombinacioneve të aleancave dhe vlerën e konflikteve të brendshme.
Për shembull
vendin e konflikteve të mëhershme të bazuara në aleancat ideologjike apo
paralelizmave strategjikë ose kundërshtimeve e morën konfliktet e aleancave të
zotërimit apo interesave ekonomike.
Ndryshimin e
kësaj cilësie e pasqyrojnë luftërat ndaj njëra tjetrës të grupeve të lidhura me
Al-kaidën kundër atyre të lidhura me Armatën e Lirë Siriane për zonat e naftës
apo marrjen e kontrollit të pikave kufitare ose edhe aleancat e tyre ndaj një grupi
tjetër kundërshtar.
Nga ana tjetër
zhvillimi i aleancave të formacioneve të reja në favor të grupeve ekstremiste
në gradën e defunksionalizimit të Armatës së Lirë Siriane dhe Koalicionit
Kombëtar, ndryshoi edhe qëndrimin e akterëve ndërkombëtar apo regjional si
përkrahës të një opozite moderne.
Kriza e përjetuar
rreth tre vite në Siri vuri në pah se nuk ishte për një ndryshim demokratik apo
luftën për të drejtat, por zhvillimet që vërtetuan tezën se buronte nga një
luftë për mbizotërim e kontrolluar nga jashtë, shihet se filloi t`i shqetësojë
edhe komanduesit e vërtetë.
Të vërtetit janë
të shqetësuar nga përfaqësuesit
Anëtarët
perëndimorë të Grupit të Miqve, janë të shqetësuar nga fillimi i
mosfunksionalizimit të Shtabit të Armatës së Lirë Siriane dhe marrja në dorë e
iniciativës në arenë e grupeve ekstreme.
Turqia
Turqia si njëra
nga të vërtetit dhe bartëse e barrës humanitare dhe materiale të kësaj lufte të
trashëgimit po ballafaqohet edhe me grupet e armatosura kurde me lidhje të
brendshme edhe me problemin e sigurisë të krijuar nga dominimi në zonat
kufitare, i grupeve të lidhura me Al-kaidën.
Po ballafaqohet
edhe me paralajmërimin nga Amerika Rishikoi lidhjet me grupet ekstremiste
në Siri. Gjersa më 2012 kryeministri Erdogan thoshte Në Siri
Al-kaida as që ekziston, mbas takimit me Obamën e zinte përgjegjës
Al-kaidën për vdekjet e civilëve.
I distancuar që
nga fillimi ndaj politikave të qeverisë për Sirinë kryetari i republikës
Abdullah Gyl në këtë çështje po mundohet të marrë më shumë iniciativa dhe po e
tërheq vërejtjen mbi rrezikun e afganizimit në Siri.
Gjersa sipas
lajmit të gazetës Al-Ahbar të botuar në Liban, Ankaraja po i bën kufizime
serioze edhe Arabisë Saudite, njërit ndër ortakët më të afër në çështje me
Sirinë; po i mbyll qendrat e inteligjencës Saudite në Turqi.
Katari
Po thuhet se
gjersa gjer në mesin e vitit 2012 që ndër të vërtetit më të rëndësishem
në këtë luftë të trashëgimit në Siri, Katari, me ndryshimin e emirit me tu
marrë nga loja nuk duroi në marrjen e rolit kryesor nga Sauditët, ndikimin e të
cilëve për ta zbehur duke siguruar lirimin e robërve jordanë përmes Hizbollahut,
po mundohet t`i afrohet Sirisë.
ALS
Fillimi i
forcimit të grupeve ekstremiste, bashkangjitja nga Armata e Lirë Siriane (ALS)
në ushtrinë e Sirisë, akuzimi i përfaqësuesit të Stabit të Armatës së Lirë
Siriane Fahd el Masrit ndaj komandantit Selim Idrisit se po bëhet mashë e
shteteve të huaja dhe kërkesa që të burgoset janë ndikimet në këtë drejtim.
Perëndimi
Tërë këto
zhvillime, më në krye SHBA-të dhe perëndimorët brenda Grupit të Miqve po i
drejtojnë në zgjidhje politike dhe për Konferencën e dytë të Gjenevës.
Sauditët
Por në
kundërshtim me anëtarët e tjerë të Grupit të Miqve Arabia Saudite shihet që nuk
do t`i dëgjojë fjalët as për një zgjidhje politike as për Konferencën e dytë të
Gjenevës.
Si grupet e
armatosura në arenë, shpresën e lidhur për ndërhyrje të SHBA-ve, Arabia Saudite
zemërimin për mosndodhjen e ndërhyrjes po e shpreh në çdo nivel.
Ministri i punëve
të jashtme i Arabisë Saudite Al-Fajsall, duke e treguar si shkas mosndërhyrjen
në Siri nuk mbajti fjalim në Këshillin e Sigurimit të KB.
Edhe meqë kishte
lobuar me muaj të tërë që ta marrë anëtarësimin e përkohshëm të Këshillit të
Sigurimit, duke e treguar pamjaftueshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në
çështjen e Sirisë e refuzoi.
Shefi i
Inteligjencës Bender bin Sultan, përsëri duke e shtuar edhe përafrimin
Teheran-Washington, e kërcënoi SHBA-në me zvogëlim të bashkëpunimit.
Sauditët, rolin e
Turqisë më 2012 po e përsërisin
Qëndrimi rreth
pengimit të Konferencës së dytë të Gjenevës dhe këmbëngulësia në luftë e
Arabisë Saudite në këto momente, po e përkujton qëndrimin rreth Planit Annan të
Turqisë.
Njësoj sikurse në
periudhën e tanishme të Gjenevës në mars të vitit 2012 plani Annan që
parashikonte zgjidhjen e problemit të Sirisë përmes rrugëve politike, ishte
mbështetur me njoftimin e kryesisë së KB nënshkruar edhe nga SHBA-të.
Sipas të dhënave
të shoqatës humanitare të kryengritësve Mirsad, më 26 mars 2012 në Siri në
luftime me 2 mijë e 659 ushtarë gjithsej kanë vdekur 9680 vetë.
Plani Annan që
parashihte përfundimin e konfrontimeve ushtarake dhe gjetjen e zgjidhjes
politike në një kohë kur në Siri numri i të vdekurve kishte arritur në 10 mijë
do të fillonte të zbatuari me 10 prill; mirëpo Turqia këtë plan që do e ndalte
gjakun që po derdhej dhe do e fillonte periudhen e zgjidhjes politike me 9
prill e shpalli të papranueshëm.
Në atë kohë
sikurse dhe Turqia insistuese në alternativën e luftës Arabia Saudite dhe
Katari, në mars të vitit 2012 në mledhjen e parë të miqve të mbajtur në Tunizi
kishin kërkuar armatimin e forcave opozitare; por hyrja në fuqi e planit Annan,
bëri që lufta për trshëgimi që do ta rriste numrin e të vdekurve në njëqind
mijë të shtyhej mbas 18 korrikut.
Në atë kohë për
gjenocidin në Hula nga grupet xhihadiste prezenca e të cilave nuk pranohej në
Siri u mbajt përgjegjëse qeveria Siriane dhe plani Annan humbi vlerën e vetë.
Presioni nga
jashtë i Turqisë dhe miqve arabë, gjersa nga brenda i senatorëve republikanë
sikurse John McCain dhe Joe Lieberman i dha zor që në prag të zgjedhjeve
qeveria e Obamës të bëhet lidere në këtë luftë të trashëgimisë.
Mbas luftës së
haptë për trashëgimi i nisur mbas sulmit me 18 korrik ndaj ndërtesës së
mbrojtjes kombëtare që la të vdekur përgjegjësit e lartë të mbrojtjes siriane
pritej të arrihej fitorja brenda disa javësh.
Gjersa tani ka
frikë që të mos nisë të dalë nga kontrolli kjo luftë e trashëgimisë që u bë
shakaktare e vdekjes së mbi njëqindmijë njerëzve.
Gjeneva 2 dhe
mundësia e suksesit të zgjidhjes politike
Konferenca
Gjeneva 2 e servuar tani si një formulë e mrekullueshme për zgjidhje politike,
në fakt nuk është asgjë tjetër përveqse polemikë e zbatimit pa asnjë arsyetim
të njoftimit të Gjenevës së nënshkruar në qershor të vitit 2012.
Njoftimi i
Gjenevës, parashihte përfundimin e konflikteve të armatosura dhe një qeveri të
përkohshme të themeluar nga qeveria siriane dhe opozitarët që do i dërgonte ata
drejt proceseve politike dhe zgjedhjeve.
Kjo zgjidhje e
pranuar nga Damasku dhe aleatët e saj, nuk mundi të jetizohet për shkak të
kushtit të Koalicionit Kombëtar, Armatës së Lirë Siriane dhe Miqve, se 'Beshari
duhet te largohet'.
Tani përveq
Sauditëve të gjithë miqtë anojnë pa kushte për Gjenevën e dytë; mirëpo mundësia
e suksesit të Gjenevës 2 varet nga sinqeriteti për zgjidhje politike i SHBA-ve
dhe nga të qenit në fillim i Sauditëve për sikurse Turqisë ndaj planit Annan e
pastaj shapllaja e mospajtimit.
Qeveria Saudite
që e priti Xhon Kerrin më 4 nëntor tha se mosmarrëveshjet me SHBA-të nuk ishin
tek qëllimi por tek taktikat që do shpienin tek periudha kalimtare. Nëse edhe
SHBA-të janë me të njëjtin qëndrim sikurse Sauditët atëherë nuk do të jetë
surprizë që edhe nga Gjeneva 2 të dalë fiaskoja e planit Annan.