Sirianët kanë përfitim nga mbështetja e Rusisë dhe Iranit për Asadin
Në raundin e dytë të bisedimeve të Gjenevës II, qeveria ra dakord për një armëpushim të përkohshëm në Homs dhe heqjen e bllokadës, në mënyrë që të lejojë qytetarët të largohen, nëse ata dëshirojnë, si dhe për të lejuar hyrjen e disa ndihmave dhe furnizimeve për ata që do të rrinë.
Menjëherë pas këtij lejimi nga ana e qeverisë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët
e saj u përpoqën të fusin një kapitull të shtatë në rezolutë me anë të Këshillit
të Sigurimit të OKB-së. Nën kujdesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje me
qeverinë siriane, rezoluta do të kishte hedhur pothuajse tërë fajin për
konfliktin dhe mizoritë e mëvonshme mbi qeverinë siriane, duke hapur në këtë mënyrë
rrugën për një ndërhyrje të drejpërdrejtë ushtarake, me anë të R2P, për të
“ndryshuar balancën e pushtetit në terren.”
Rusia dhe Kina e shpallën të papranueshëm këtë propozim që në nisje, me anë të Lavrov-it, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë procesin e paqes në Siri me këmbënguljen e tyre të vazhdueshme se e vetmja mënyrë e pranueshme për t’i dhënë fund konfliktit është largimi i Asadit, si dhe me këmbënguljen e tyre për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.
Në këtë mënyrë, nuk mund të mos kemi një ndjenjë déjà vu-je:
Në mars të vitit 2012, Kombet e Bashkuara u përfshinë në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Siri. Ndërmjet muajit mars dhe qershor, i dërguari i paqes i OKB-së Kofi Anan ka shërbyer si ndërmjetës mes qeverisë dhe opozitës dhe me sukses ndërmjetësoi për disa armëpushime dhe lëshime nga palët ndërluftuese. Këto përpjekje janë penguar nga [ e ashtuquajtura ] Ushtria e Lirë Siriane dhe [ i ashtuquajturi ] Këshilli Kombëtar Sirian dhe mungesa e kontrollit mbi milicitë civile, të cilat e kanë bërë armëpushimin të vështirë për t’u zbatuar.
Megjithatë, Anan e kuptoi se përgjegjësi kryesor për vazhdimësinë e konfliktit në Siri ishin fuqitë e jashtme, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, me këmbënguljen se e vetmja rrugëdalje e pranueshme nga konflikti ishte largimi i Asadit – dhe se kjo duhet të ishte nje parakusht për çdo negociatë – duke mbajtur gjallë shpresat [e militantëve] për një ndërhyrje ushtarale... [ nepermjet] Libisë për të siguruar një ndryshim të regjimit në qoftë se negociatat do të dështonin.
Në qërshor të vitit 2012, Anan hartoi Komunikatën e Gjenevës, ku sanksionoi kompromiset për të cilat palët kishin rënë dakord që në negociatat e mëparshme të paraqitura në një plan pajtimi për Sirinë.
E rëndësishme, kur komunikata e obligonte qeverinë që të transferonte autoritetin ekzekutiv te një organ i përkohshëm, kjo nuk e pengonte presidentin Asad që të merrte pjesë në të, e as nuk e pengonte atë për pjesëmarrje në të ardhmen; në qeveri apo në zgjedhje.
Për më tepër, ajo ishte e dyshimtë në përcaktimin e fajit për konfliktin, edhe pse ishte e qartë se qeveria si aktori më i fuqishëm kishte një përgjegjësi më të madhe për të ndihmuar në rivendosjen e rendit. Pastaj, Anan në këtë komunikatë kishte vendosur aktorët kryesorë të konfliktit sirian (çuditërisht, Irani mungonte). Ajo që nuk arrihet te kuptohet ishte se ata [militantët], jo qeveria, ishin objektivi i synuar. Qëllimi ishte që komuniteti ndërkombëtar të mos ndërhynte në negociatat apo në konflikt.
Megjithatë, disa ditë pas nënshkrimit të Komunikatës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u përpoqën të fusnin një kapitull të shtatë në rezolutë me anë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila në kundërshtim më Komunikatën, ia hedh fajin për konfliktin regjimit të Asadit, duke hedhur në këtë mënyrë themelet për një ndërhyrje ushtarake, nëse kushtet e rezolutës nuk do të plotësoheshin në mënyrë të mjaftueshme dhe të përshtatshme.
I dërguari i OKB-së Kofi Anan u zemërua nga ky veprim, të cilin e pa si tradhëti ndaj marrëveshjes që Fuqitë Perëndimore sapo e kishin nënshkruar. Ky veprim dëmtoi përfundimisht procesin e negociatave.
Pas dështimit të ofertës së OKB-së, Susan Rice, e zemëruar deklaroi se SHBA-të, BE-ja dhe aleatët rajonalë, tani e tutje, duhet “të punojnë rreth” Kombeve të Bashkuara për të arritur në rezultatin që dëshironin. (Ia vlen të permendet se shumica e këtyre aleatëve rajonalë janë monarki, shpesh shtypëse; prandaj, deshira e tyre e supozuar për të sjellë “demokraci” në Siri është shumë e diskutueshme)
Pas kësaj, këto parti filluan të financojnë, armatosin, furnizojnë dhe trajnojnë milicitë rebele – dhe ashtu si në rastin e Libisë, shumica e këtyre furnizimeve përfundoi në duart e aktorëve të këqinj, të cilët e përmbysën Sirinë si përgjigje e këtij fluksi për një stil-Libian “për të ndryshuar regjimin.”
Të nxitur nga perspektiva e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe fluksi i ri i burimeve dhe i luftëtarëve që filloi të kthejë gjëndjen në favor të militantëve në disa zona të caktuara, [ i ashtuquajturi] Këshilli Kombëtar Sirian dhe Ushtria e Lirë Siriane refuzuan plotësisht negociatat e mëtejshme, ose armëpushimin, nëse dhe derisa Asadi të jepte dorëheqjen – duke pështjelluar qëndrimin e mbështetësve të tyre të huaj.
Pas kësaj rritjeje të ndihmës së huaj dhe të luftëtarëve, situata në Siri i përkeqësuar me shpejtësi. OKB-ja u detyrua të tërheqë vëzhguesit e saj, ndërsa Anan ,me neveri, dha dorëheqjen nga posti i tij.
Që atëherë, kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur SHBA-ve dhe aleatëve të saj që të ndalojnë armatosjen dhe financimin e opozitës në terren, pasi kjo vetëm do të zgjaste më shumë konfliktin dhe do të vështirësonte ndonjë zgjidhje të mundshme (sidomos duke pasur parasysh mungesën e kontrollit të opozitës mbi këto armë dhe mbi militantët, siç dëshmohet nga lufta civile brënda luftës civile në Siri). Këto (thirrje urgjente) kanë rënë në vesh të shurdhër.
Është një krahasim i rremë të pretendojmë [sic thonë militantët] se Rusia dhe Irani po bëjnë “të njëjtën gjë” dukë i siguruar armë, furnizime dhe të holla regjimit të Asadit. Ekziston një dallim i rëndësishëm juridik dhe filozofik në mbështejten e një qeverie në shuarjen e një kryengritjeje të mbështëtur nga të huajt, në krahasim me financimin që fuqitë e huaja i bëjnë aktorëve jo shtetërorë kundër një qeverie.
Ekziston një asimetri tjetër se pse është e rëndësishme që shteti sirian të mbetet i qëndrueshëm: rënia e tij do të ishte një fatkeqësi e madhe, pasi në vend që ta shuante konfliktin, do ta përkeqësontë atë.
SHBA-të dhe opozita kanë arritur ta pranojnë këtë, të paktën në dukje. Prandaj, duhet pranuar se ndihma, e cila mban të parprekur qeverinë, qoftë ndihmë ushtarakë apo e ndonjë forme tjetër, duhët të shihet si kritike për stabilitetin e Sirisë –si një përbërës i rëndësishëm për të bërë të munduar zbatimin e çfarëdo marrëveshjeje apo reforme të mundshme.
Gjithashtu bëhet e qartë se ideja propaganduar nga shkencëtarët e politikës për të nxitur qeverinë në prag të kolapsit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje “me të mirë, është çmenduri, sepse ajo presupozon se Amerika do të jetë në gjendje të tërheq me sukses situatën për të parandaluar një kolaps. Gjatë konfliktit, politikëbërësit amerikanë kanë treguar se ata nuk kanë një kuptim të fortë të dinamikës në Siri ... Ideja se ata mund t’a kontrollojnë disi një situatë kaq të ndërlikuar, që ata mezi se e kuptojnë, është qesharake.
Është gjithashtu e paqartë se çfarë një marrëveshje më të mirë nënkupton në këtë kontekst: më mirë në çfarë kuptimi? Dhe për kë?
Sigurisht , ata nuk janë duke kërkuar një marrëveshje më të mirë për popullin sirian. Të gjitha apologjetët e ... [ militantizmit ] ndonjëherë të ofrojnë për të kundërtën, pra retorika dhe anekdota .
Prandaj, asimetria më e rëndësishme në mes të Rusisë dhe Iranit në mbështetjen e qeverisë siriane kundrejt Perëndimit dhe shtetet e Gjirit [ Persik ] me mbështetjen e ... [ militantëve ] është promovimi i vullnetit dhe interesave të popullit sirian.
Pavarësisht nëse do ë arrijë apo jo qeveria siriane një marrëveshje me opozitën , në qoftë se Konferenca e Gjenevës mund të vendos, në përputhje me dispozitat e komunikatës së Gjenevës, për ndërprerjen e vazhdimit dhe përshkallëzimit të konfliktit - ky do të ishte rezultati kryesor që do të ndihmonte për të pushuar krizën në Siri. Dhe kjo ishte dhe detyra kryesore e komunikatës e cila qe projektuar për të përmbushur.
AB / AB
Musa al - Gharbi është një kërkues tek Iniciativa Jugperëndimore për Studimin e Konflikteve në Lindjen e Mesme ( SISMEC ). Ai ka një Master në Filozofi nga Universiteti i Arizonës. Ju mund ta ndiqni atë në Twitter @Musa_alGharbi