Franca

Ndalohet mbulesa islame në plazhet e Francës

Organizata Amnesty International ka kërkuar anulimin e vendimit për ndalimin e mbulesës së grave myslimane në plazhet e Francës.

Sipas gazetës belge Le Soir, AI të enjten në mbrëmje përmes një deklarate ka thënë se ndalimi i përdorimit të mbulesës islame në plazhet e Francës që po zbatohet nga qeveria e këtij vendi, është plotësisht shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo organizatë joqeveritare ka kërkuar anulimin e vendimit për ndalimin e mbulesës islame. Edhe Këshilli i lartë administrativ i Francës ka kërkuar nga Sindikata e të drejtave të njeriut (CCIF) dhe Asociacioni kundër islamofobisë në Francë (LDH) të shqyrtojnë pezullimin e menjëhershëm të këtij ndalimi.