Një program në Madagaskar për të prezantuar Imam Saxhxhadin (a.s.)
Një program është planifikuar në Madagaskar në përvjetorin e martirizimit të Imam Saxhxhadit (a.s.) që synon promovimin e mësimeve të Imamit të katërt shiitë.
Huxhet ul Islam Sejid Murteza Razavi, i cili është themelues dhe imam, udhëheqës i Xhamisë së Imam Rizait (a.s.) në kryeqytetin e Madagaskarit, në Antananarivo , tha se planifikimi është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë, që program të organizohet sa më mirë.
Ai shpreson se kjo do të ndihmojë për të paraqitur jetën e Imam Saxhxhadit (a.s.) virtytet dhe karakterin si dhe veprat e tij të çmuara, Sahifa al-Saxhxhadijja dhe Risalat al-Hukuk.
Sahifa al-Saxhxhadijja është një libër i lutjeve nga Imam Saxhxhadi (a.s.) që përshkruan marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe Zotit.
Vepra e Imamit Saxhxhadit ‘Risalat al-Hukuk’ (Traktat mbi të Drejtat) shtjellon një thënie të njohur të Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) dhe përmban mbi 50 detyra të çdo individi ndaj të tjerëve.
Huxhet ul Islam Razavi vuri në dukje se programi në Madagaskar do të jetë pjesë e aktiviteteve në margjinat e Kongresit të 6-të Imam Saxhxhadit (a.s.).
Madagaskari është një ishull i madh në bregdetin juglindor të Afrikës.
ku feja Islame është përhapur mirë në atë vend gjatë shekujve që njihet tani si Madagaskar dhe sot myslimanët përfaqësojnë shtatë për qind të popullsisë.
Burimi: IQNA News