Grushti i Shtetit në Turqi rezultoi pa sukses, loja e shahut global u përmbys
Bashkwngjitur Fullerit, edhe agjenti famëkeq i CIA-s, ish-ambasador i ShBA-së në Turqi ka shkruar një letër në mbrojtje të Gulenit, i cili është duke u përpjekur të bëjë një marrëveshje për të qëndruar në ShBA. Në një mënyrë aspak rastësore, në janar të vitit 2014, në të njëjtën kohë me neo-con-ët e tjerë si ai, konkretisht Eric Edelman dhe Blaise Misztal kanë shkruar për gazetën Washington Post një artikull emocional dhe të zjarrtë ku kërkohej që të rrëzohej qeveria e Erdoganit.
Shah-Mati i Erdoganit: Grushti i Shtetit në Turqi rezultoi pa sukses, loja e shahut global u përmbys
Eric Draitser
Global Research / stopimperialism.com
Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi, që u
realizua vetëm pak kohë më parë ishte një lëkundje sizmike politike dhe
gjeopolitike duke qënë se potencial për të ndryshuar balancat në Lindjen e
Mesme, në NATO, ndoshta edhe në të gjithë rendin botëror. Pavarësisht faktit se
rezultati i këtyre zhvillimeve është i njohur për të gjithë, akoma ka mbetur e
mjergullt ajo që ka ndodhur në natën e 15 Korrikut deri në mëngjesin e 16
Korrikut. Përse specialistët perëndimorë dhe gazetarët nuk i bënjë siç duhet
lidhjet e ngjarjeve?
Në këtët rast, edhe njëherë tjetër gjendemi përballë grupeve të interesit që kontrollojnë qeveritë amerikane dhe europiane dhe që kontrollojnë mediat kryesore, të cilat kanë fuqi që të keqinformojnë masat në mënyrë të pabesueshme. Ashtu siç, Michael Parenti në një shkrim të famshëm shprehet se:
“Puna e Medias nuk është informimi, por është
keqinformimi – nuk është zgjerimi i efektit të demokracisë në botë, por paralizimi
dhe vënia në heshtje e demokracisë. Detyra e tyre është që të paraqesin me
kujdes të madh, në formën që ju intereson ngjarjet e ditës – të flasin shumë por të nënkuptojnë pak – të ushqejnë pak, por të mushin me kalori.”
Ky pretendim i Parentit nuk gjen vërtetësi më të madhe
sesa në rastin e tentativave për grusht shteti në Turqi. Pavarësisht se mediat
kanë hedhur pretendimet se Presidenti i Turqisë, Erdogan dhe qeveria kanë pasur marrëdhënie dhe marrëveshje me
Fethullah Gulenin, i cili jeton në ShBA, pothuajse asnjëra prej mediave më
kryesore në botë nuk ka bërë një investigim mëse të nevojshëm për të kuptuar
mendësinë e vërtetë të lëvizjes së Gulenit. Më konkretusht, këto media nuk e
kanë përmendur absolutisht në çdo moment se Guleni, i cili prej një kohe të
gjatë ruan marrëdhënie me CIA-n ka arritur të futet në instanca të shumta të
qeverisë dhe shtetit turk; në të njëjtën kohë, nuk është iniciuar asnjë
investigim serioz mbi lidhjet dhe bashkëpunimet financiare që janë shtrirë në
katër cepet e botës, të botës muslimane dhe jo muslimane që drejtohet nga
Guleni.
Dhe pavarësisht se Guleni po mundohet të shpërndajë
alternativën që grushtin e shtetit ta kenë përgatitur Neo-con-ët e ShBA-së në
bashkëpunim me kundërshtarët politikë të Erdoganit dhe forcave që ai mbështet,
laikët apo grupime të tjera që njihen si kundërshtare të Erdoganit, për të bërë
më intensim presionin ndaj tyre, në përgjithësi mediat nuk i kanë lidhur dhe
komentuar ngjarjet në turqi në spekterin e gjeopolitikës; kur në fakt këto
ngjarje mund të hidhnin dritë në shumë ngjarje të tjera. Për më tepër, media
duke injoruar edhe njëherë më shumë detyrën e saj e ka injoruar
maksimalisht marrëdhënien shumë kritike dhe të dyshimtë të shërbimeve sekrete
të ShBA-së me NATO-n.
Historia si një klauzolë
Tentativa për grusht shteti që kemi parë në Turqi në
javët që lamë pas iu shtua listës së grushteve të shtetit të ngjashme, të cilat
janë realizuar prej vitesh nga CIA, NATO dhe organizata të tjera simotra të shërbimeve të inteligjencës, konkretisht
grushti i shtetit në Iran në vitin 1953, apo grushti i shtetit Shii i vitit
1973 dhe grushte të tjera në shtete të panumërta. Megjithatë, nuk duhen
anashkaluar kurrësesi ngjashmëritë që bien në sy mes tentativave për grusht
shteti të vitit 2016, me grushtin e shtetit të 12 Shtatorit të vitit 1980.
Në vitet 1970, Turqia është përballur me një terrorizëm
dhe rritje të theksuar të dhunës të cilat i atribuohen përgjithësisht Bozkurtëve
dhe grupimeve të tjera të ndryshme me mendësi fashiste. Megjithatë, në ditët e
sotme dihet se një pjesë shumë e madhe e kësaj dhune që po dëshmojmë
organizohet dhe paraqitet në forma provokative nga lidhje dhe grupime që janë
celula të shumë zyrtarëve të CIA-s.
Ndërsa njëri prej personave më të rëndësishëm në këto
ngjarje është Paul Henze, i cili ka shërbyer për vite të tëra gjatë Luftës së
Ftohtë në Etiopi, Turqi dhe vende të tjera. Daniele Ganser, në librin që mban
titullin “Ushtritë e Fshehta të NATO-s:
Operacioni GLADIO dhe terrorizmi në Evropën Perëndimore” (NATO's Secret Armies: Operation
GLADIO and Terrorism in Ëestern Europe)
thekson si më poshtë:
“Më pas një avokat mbrojtës ka mbrojtur në një mënyrë
që konsiderohet e logjikshme se masakrat dhe terrorizmi i viteve 1970 kanë qënë
një strategji e nevojshme për të sjellë Evrenin (Gjeneralit, lider i grushtit
të shtetit) dhe ushtrinë në pushtet. ‘Masakrat ndodhën si pasojë e provokimit
të Shërbimeve të Inteligjencës. Me provokimet e MIT dhe CIA u përgatit terreni
për grushtin e shtetit të 12 Shtatorit.’” (f. 239)
Megjithatë, sigurisht që këto grushte shteti nuk kanë
ardhur nga hiçi; kanë qënë prezentë agjentë të shërbimeve sekrete që kanë lehtësuar
zhvillimin e këtyre ngjarjeve. Shkrimtari i njohur dhe kritiku i medias, Edward
Herman në librin e tij “Shkëlqimi dhe Rënia e Lidhjes Bullgare” (The Rise and
Fall of the Bulgarian Connection), që ka shkruar në vitin 1986 në
bashkëpunim me Frank Brodhead shrehet si më poshtë:
“Paul Henze e ka filluar karrierën e tij të gjatë në
CIA në vitin 1950, ku ka shërbyer si ‘këshilltar i çështjeve të jashtme’ nën
kamuflazhin e Kryetarit të Departamentit të Mbrojtjes. Dy vite më vonë filloi
shërbimin e tij, që do të zgjaste gjatë vite në qytetin e Mynihut në Gjermaninë
Perëndimore, si këshilltar politik në Radion e Evropës së Lirë (RFE). Që prej
vitit 1969, Henze ka qënë shef i lartë për CIA-n në Etiopi; gjatë periudhës së
viteve 1974-1977 ka shërbyer edhe në Turqi si shef i lartë i CIA-s. Në kohën
kur kryetari, Zbigniew Brzezinski mblodhi për Jimmy Carterin Këshillin Kombëtar
të Sigurisë, Henze u emërua si përfaqësues i CIA-s në Shtëpinë e Bardhë në
zyrën NSC.
Nëse mendojmë rreth lidhjes së ngushtë mes Henze dhe
Brzezinski nuk është e vështirë që të vëmë re se Henze ka marrë pjesë në të
njëjtin operacion me rëndësi globale, domethënë në operacionin për armatosjen e
terrorizmit për t’i përdorur në mënyrë strategjike në luftën kundër Bashkimit
Sovjetik. Ndërsa Brzezinski, pasi kishte fitur një famë të caktuar shkoi në
Afganistan për të trajnuar njerëzit për të krijuar muxhahedinët, ndërkohë edhe
Henze pati arritur rezultate pothuajse të njëjta në Turqi – ai pati organizuar
forcat e djathta për të lëkundur pavarësinë e vendit. Në librin e tij, Gansler
ka cituar një pjesë nga Selahattin Çelik, investigues i anti0terrorizmit dhe
specialist i operacioneve GLADIO. Në vitin 1999, Çelik kishte shkruar kështu:
“Pasi Presidenti i ShBA-së, Jimmy Carter u informua
rreth grushtit të shtetit të vitit 1980 në Turqi, u largua nga Ankaraja pak
para realizimit të grushtit dhe telefonoi nga Ëashingtoni këshilltarin e tij të
Sigurisë përsa i përket Turqisë, Paul Henzenin... Carter i tha Henzenit atë që
ia shumë mirë e dinte: ‘Njerëzit e tu paskan bërë grusht shteti!’ Presidenti
kishte të drejtë. Një ditë pas grushtit të shtetit, Paul Henze me anë të një
deklarate të fshehtë i lajmëroi kolegët e tij të CIA-s në Washington: Djemtë
tanë (our boys) ia dolën me sukses!”
Çeliku kur filste për Henzen thoshte haptazi se “ai
ishte arkitekti kryesor i grushtit të shtetit të 12 shtatorit të vitit 1980”.
Nuk është e vështirë të kuptojmë se pse ai shprehej kështu. Henze ka luajtur
haptazi një rol ndërmjetësues si një person kyç për zgjidhjen e problemeve në
Turqi në kohën kur Këshilli Kombëtar i Sigurisë, nën udhëheqjen e Brzezinskinit
e vendosi atje pasi ishte gjendur në terren në filllimin e viteve 1970 dhe më
pas kishte shërbyer si koordinator në Washington. Ashtu siç ka theksuar edhe Gansler,
sipas Çelikut:
“Brzezinski e
ka mbështetur pozicionimin e Henzenit. Në vitin 1979, në një diskutim në Këshillin
Kombëtar të Sigurisë, gjatë një diskutimi rreth gjendjes së Iranit, pas ardhjes
në fuqi të Humeinit është shprehur se sipas mendimit të tij zgjidhja më e mirë për
Turqinë dhe Brazilin është udhëheqja nga ushtria”
Këto gjëra nuk duhet të jenë aspak të çuditshme për dikë që sado pak ka dijeni rreth llojet të aktiviteteve të Shërbimeve të Inteligjencës së ShBA-së, megjithatë, ndoshta shërbimet e inteligjencës së ShBA-së, NATO dhe ushtria turke mund të nënkuptojnë shkënditë që kanë lindur në mendjet e thella që ishin kamufluar brenda qeverisë dhe shtetit turk. Pikërisht ashtu siç shkruan në vitin 1997, politikani turk dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ertugrul Kyrkçy në një artikull për revistën Covert Action Quarterly:
“Shqetësimi për lidhjet e ngushta të ushtrisë dhe shërbimeve
të inteligjencës së ShBA-së dhe Turqisë dhe bashkëpunimi ushtarak mes ShBA-së
dhe Turqisë është bërë një faktor kryesor në pengimin e përparimit të Turqisë në
rrugën drejt shtrirjes më tej të demokracisë. Të djathtët, politikanë turq dhe
gazetarë mbështet tezën se marrëdhëniet e ShBA-së me Turqinë nuk kanë mbetur
vetëm në kuadrin e marrëdhënieve zyrtare në lidhje me NATO-n dhe me marrëdhëniet
tregtare. Një provë e kësaj është mesazhi famëkeq i Shefit të Lartë të CIA-s në
atë periudhë në Ankara tëTurqisë – “Djemtë tanë ia arritën qëllimit”. Të djathtët
janë të mendimit se sipas analizimit të situatës shërbimet e huaja të
inteligjencës, përfshirë këtu edhe CIA-n kanë përzgjedhur radikalët e djathtë
dhe ata që kërkonin përfitime personale për t’i përdorur për objektivat e
tyre.”
Në fund të fundit ajo që ka vërtetuar drejtpërsëdrejti
grushti i shtetit i vitit 1980 është se ushtria turke, Bozkurtët dhe celula të
tjera terroriste me pikpamje të theksuara fashiste brendashkuanin elementin e
ShBA-së dhe se të gjitha këto grupime ishin nën kontrollin e shërbimeve të
inteligjencës së ShBA-së. Sigurisht mund të diskutohet lloji i marrëdhënies; nëse
ishin poltësisht pjesë e, nëse kontrolloheshin nga, apo nëse ishin thjesht
bashkëpuntorë me shërbimet e inteligjencës së ShBA-së, megjithatë ky diskutim
nuk përmban ndonjë rëndësi. Ajo që përbën rëndësi është fakti se të dhënat
historike janë provë e pastër e marrëveshjeve të fshehta të ushtrisë turke dhe
instancave të thella të shtetit me CIA-n.
Megjithatë, të gjitha këto janë thjesht një histori e
vjetër, apo jo? Padyshim që këto marrëdhënie dhe lidhje janë thelluar me
kalimin e kohës, ato që kanë ndodhur kanë marrë një rëndësi dytësore në
politikën e brendshme dhe në përpjekjet për marrjen e pushtetit... Vërtet
ashtu... Megjithatë, nëse e mendojmë më mirë – mund të jemi të gabuarë.
Kush dhe çfarë roli
kanë në tabelën e shahut të Turqisë?
Nëse do të përpiqemi që të analizojmë atë që ka
ndodhur vetëm pak kohë më parë në Turqi, duhet biem dakord në përcaktimin e
anëve të partive politike që duan të marrin pushtetin. Edhe pse mund të ketë
shpeshherë përplasje të rëndomta mes grupimeve, ato ndahen në tre grupe të
mëdha.
Grupi i parë është Presidenti Erdogan dhe Partia për
Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Erdogani dhe AKP-ja kanë rrjedhur nga ambjete të
quajtur “Myslimanët e Zbuturë” të Vllazërisë Myslimane dhe të gjithë periudhën
e tyre politike e kanë shpenzuarë duke i dalë kundër ushtrisë laike dhe rendit
shtetëror. Në vitin 2007, një lider i Vëllazërisë Myslimane, Dr. Essam el-Erian është shprehur si më poshtë:
“Vëllazëria Myslimane është një grupim islamik që ka marrëdhënie të mgushta me
të gjithë muslimanët e moderuarë, ku të parët ndër tyre janë partia për Drejtësi
dhe Zhvillim.”
Kjo lidhje ka një rëndësi tepër kritike, duke qënë se
e lidh Erdoganin dhe mendësinë e tij politike në një marrëdhënie më të gjërë ndërkombëtare
nga Lindja e Mesme deri në Afrikën Veriore. Për më tepër, një argument që e përforcon
këtë gjë është fanatizmi që Erdoganii shfaq në përmbysjen e qeverisë së Bashar
Asadit, të cilët patën shtypur kryengritjen e babait të tij me Vllazërinë
Myslimane në vitim 1982 në Siri si dhe mbështetja e pa lëkundshme ndaj liderit
të vjetër të Vllazërisë Myslimane, Mursi i cili u rrëzua nga pushteti nga
Presidenti i tanishëm i Egjiptit, Sisi.
Grupimi i dytë janë Kemalistët të cilët e gjejnë përgjithësisht
fuqinë tek ushtria dhe tek instancat e thella të shtetit. Ky grupim e sheh
veten e tij si ruajtës i trashëgimisë që la themeluesi i Repiblikës Turke,
Mustafa Kemal Ataturku. Kemalistër kanë një të shkuar të gjatë të bashkëpunimit
me grupimet me interesa kapitaliste në vend si dhe me ShBA-në dhe NATO-n. Ashtu
siç e kemi shpreguar edhe më parë ushtria turke vazhdon të ruajë marrëdhëniet
me shërbimet e inteligjencës së ShBA-së dhe NATO-s dhe shihet si një ndër
partnerët më të besueshëm të ShBA-së dhe NATO-s.
Dhe grupimi i tretë për të cilin duhet të flasim është
grupimi i cili i ka shtrirë lidhjet në të gjithë botën nëpërmjet shkollave dhe
që drejtohet nga lideri i saj që gjendet i vendosur në Pennsilvani, Gulen.
Rrjeti i Gulenit, ashtu siç ka arritur të përhapet në shumë fusha të rëndësishme
duke u futur pothuajse në çdo instancë të qeverisë dhe shtetit turk, po kështu
ka një popullsi të madhe në Amerikë; kjo gjë është edhe tregues i marrëdhënieve
të gjata me shërbimet e inteligjencës së ShBA-së, po ashtu edhe tregues i një
gjëje që përmban të njëjtën rëndësi – një lobing gjigand në ekonomi. Në vitin
2010, 6 federata turko-amerikane, të lidhura me lëvizjen Gulen u bashkuan duke
formuar Komitetin e Federatave Turko-Amerikane (ATAF), që u bë lobi kryesor
jofitimprurës që merrej me çështjet në lidhje me Turqinë dhe me popullin turk.
Pavarësisht se tentativat për grusht shteti janë
realizuar nga instancat e ndodhura brenda në ushtri, duhet rikujtuar fakti se
ende nuk dihet kujt i përkasin këto elementë, apo nëse ka qënë një bashkëpunim
mes dy grupimeve kundër njërit. Megjithatë është e rëndësishme që të analizojmë
historinë më të afërt të lëvizjes Gulen që njihet si Hizmet, e cila
potencialisht mund të ketë luajtur një rol në këtë tentaivë për grusht shteti.
Le të bashkojmë pikat: Tentativa për grusht shteti në
Turqi është lëvizje e Fethullah Gulenit dhe CIA-s?
Pavarësisht se sa e lehtë është që të shenjosh çdo gjë
që ndodh në botë, që ka lidhje me Cia-n, apo me shërbimet e inteligjencës së
ShBA-së dhe NATO-s hyrja në këtë perandori është vërtetë e pamundur – duhet të
jemi të kujdeshëm të mos akuzojmë ShBA-në për bashkëfajësi në mënyrë të përciptë
pa paraqitur prova konkret të vlefshme. Në këtë shembull konkret kjo gjë fiton
akoma edhe më shumë rëndësi. Duke qënë se në këtë pikë, qëndron dhe duket
haptazi rëndësia e vërtetë e Gulenit duke qënë se ky është një rrjet që ka hyrë
pothuajse në të gjitha instancat e shtetit, ka lidhje të gjëra dhe gjithëpërfshirëse
dhe ka përfaqësues dhe ambasadorë të saj.
Shumë kohë përpara tentativave të dështuara të
grushtit të shtetit, gazetarët kanë mundur të bënin lidhen me Cia-s dhe
Gulenit, që kishte hyrë thellë në të gjitha instancat e shtetit. Në vitin 2014,
Osman Softic është shprehur kështu:
“Duke qënë se simpatizantët e Hizmetit kanë mundur që
të hyjnë mjeshtërisht në disa prej instancave më të rëndësishme të shtetit si,
policia, shërbimi sekret, gjyqësori dhe prokuroria është mëse e logjikshme të
mendohet se kjo lëvizje po përdoret nga aktorë ndërkombëtarë shumë më të
fuqishme dhe me qëllime dashakeqëse për të destabilizuar vendin dhe madje edhe
për të rrëzuar qeverinë e Erdoganit... Është e mundur që vetë Guleni të jetë
kthyer në një element të përshtatshëm për zhvillimet në destabilizimin e Turqisë.”
Nuk është një lajm i ri që njerëzit e Gulenit kanë hyrë
në të gjitha instancat e shtetit në Turqi. Të paktën në njëzet vitet e fundit,
Gulenit dhe Hizmetit i janë drejtuar akuza të këtilla. Megjithatë ajo që e përkufizon
në mënyrë vërtet zyrtare është lidhja me shërbimet sekrete të ShBA-së dhe
lidhjes me eltën e politikës së jashtme të ShBA-së.
Në këtë pikë hyn në lojë Graham Fuller, i cili ka qënë
zëvendës krytari i Këshillit Kombëtar të Shërbimit të Inteligjencës së CIA-s
dhe që ka lidhje të ngushta me lëvizjen e Gulenit. Në një shkrim që publikoi për
Huffington Post ‘Lëvizja Gulen nuk është
një tarikat – është një nga fytyrat më shpresëdhënëse të Islamit të sotshëm’,
Fuller ka arritur deri në pikën që të mbrojë Gulenin. Në këtë shkrim Fuller
pranon se në vitin 2006, kur Guleni aplikoi për Green Card ka shkruar një letër
për ta mbështetur këtë aplikim vetëm duke qënë se kishte përmbushur të gjithë
dokumentacionin. Pavarësisht faktit sesa ai mundohet që të devijojë nëpërmjet
retorikës së tijqëllimin e vërtetë që fshihet pas mbështetjes së që ai i ofron
Gulenit, ai e shpreh qartë se mbështetja e tij vjen duke qënë se Hizmeti ka të
njëjtat interesa me ShBA-në dhe se mund ta përdorë këtë aleat të NATO-s si një
armë në dorën e tij duke qënë se kjo lëvizje përfaqëson një lëvizje shoqërore.
Fulleri, në asnjë moment nuk është shprehur se lidhja
me lëvizjen Gulen nuk ka qënë e rastësishme, megjithatë dihet se ka marrë pjesë
në shumë aktivitete të mëdha të Gylenistëve. Ndër këto aktivitete mund të përmendim
edhe aktivitete të organizuara nga një ndër kokat më kryesore të rrjetit të
Gulenit Kelamk Oksuzit, apo siç njihet me nofkën Kevin Oksuz – i cili drejton
një fondacion mbulues me emrin Federata
e Amerikanëve dhe Euroazizatikëve Turkuazë.
Bashkëngjitur Fullerit, edhe agjenti
famëkeq i CIA-s, ish-ambasador i ShBA-së në Turqi ka shkruar një letër në
mbrojtje të Gulenit, i cili është duke u përpjekur të bëjë një marrëveshje për
të qëndruar në ShBA. Në një mënyrë aspak rastësore, në janar të vitit 2014, në
të njëjtën kohë me neo-con-ët e tjerë si ai, konkretisht Eric Edelman dhe Blaise Misztal kanë shkruar
për gazetën Ëashington Post një artikull emocional dhe të zjarrtë ku kërkohej
që të rrëzohej qeveria e Erdoganit. Kjo është aq habitëse sa mbetëm me gojë
hapur.
Kështu duhet parë situata nëse i kemi mbledhur të
gjithë faktorët. Guleni drejton një perandori pune që është shpërndarë në të
gjithë botën me anë të rrjetit të shkollave private. Kjo lëvizje është e lidhur
me dy nga agjendët më famëkeq të të CIA-s në të gjithë historinë e marrëdhënies
së ShBA-së me Turqinë. Ata zotërojnë një rrjet të lobingut politik që shtrihet
nga Washingtoni në Azinë e Mesme. Për më tepër, sipas ish shefit të Shërbimit
të Inteligjencës Turk, Osman Nuri Gundesh, Guleni ka mbuluar dhe mbrojtur 130
agjendë të CIA-s me anë të rrijetit të shkollave në vitet 1990 në Azinë e Mesme
– konkretishr Kërkëzistan dhe Ozbekistan.
Tashmë le t’i shtojmë këtij ekuacioni edhe sugjerimet
që na paraqet për politikën amerikane në raportin e detajuar, mban titullin
Islami Civil Demokratik: Partnerët, Burimet dhe Strategjite – i përgatitur nga
një ndër shoqatat e mendimit me ndikueshmëri të lartë në rrethin e politikës së
ShBA-së:
“Fillimisht duhet të mbështeten modernistët, duhet ta
përforcojmë vizionin e tyre mbi Islamin përballë tradicionalistëve, duke u mundësuar
atyre një platformë të qëndrueshme për t’u dëgjuar dhe për të përhapur mendësinë
e tyre. Janë ata që duhet të zhvillohen dhe t’i paraqiten shoqërisë si fytyra e
Islamit modern dhe jo tradicionalistët... Sekularistët duhet të mbështeten në
varësi të situatës.”
Nga kjo analizë zbulojmë se prej një periudhe kohore
më të gjatë se dhjetë vjet, në kohën kur Guleni dhe Erdogani ishin ende miq dhe
ky i fundit aleat i organizatës, politika e ShBA-së mbështeste përparimin e
elementët e Islamit të moderuar – që përfaqësonin si Guleni, ashtu edhe
Erdogani. Mendohet se marrëdhënia mes Gulenit dhe Erdoganit – pavarësisht rolit
që kanë luajtur çështjet personale dhe egot e tyre – është prishur për arsye
politike dhe besnikërie.
Gjeopolitika dhe
strategjia e tentativës së dështuar për grusht shteti
Pavarësisht faktit se, Erdogani i ka hapur dyert dhe
ka mirëpritur terroristët si dhe zyrtarët e ShBA-së që janë përzënë nga Siria
dhe admirimit qëtregon kur i shërben imperializmit të ShBA-së në Siri, ai ka
prishur haptazi planet e Washingtonit. Ndoshta gabimi më i madh në këtë aspekt
ishte ajo që ndodhi pak kohë më parë, kur Truqia kërkoi falje për rrëzimin e
avionit ushtarak rus në nëntor të vitit 2015. Sigurisht ajo që e shetëson
politikën zyrtare të Washingtonit nuk është akti i të kërkuarit falje, por
fakti se politika e jashtme turke po largohet gjithnjë e më shumë nga ShBA,
NATO dhe Evropa dhe po afrohet më shumë me Rusinë, Kinën dhe fuqi të jashtme të
Perëndimit që janë në zhvillim e sipër. Ky ishte mëkati i madh i Turqisë. Pavarësisht
se Ëashingtoni, padyshim u mundua ta bënte që të ishte gabimi i fundit,
padyshim ky nuk ishte gabimi i parë.
Lipset të kujtojmë se Erdogani ka një “ves të keq” të
të bërit marrëveshje me armiqtë e ShBA-së, ku ndër të tjera mund të përmendim,
firmosja nga Erdogani e marrëveshjes për Sistemin gjigand të gazsjellësit turk,
vendimi për të blerë sisteme raketash nga Kina (nga e cila më pas Erdogani u tërhoq),
firmosja e një marrëveshjeje fitimpruëse me Rusinë për energjinë bërthamore, si
dhe shumë shembuj të tjerë të ngjashëm. Thënë më shkurt, Washingtoni ka
vërtetuar se në rastin më të mirë Erdogani është një aleat që nuk mund t’i
zihet besë, në rastin më të keq është një manipulator politik i rrezikshëm.
Pikërisht për këtë arsye, për elitën politike të ShBA-së, ashtu si edhe lider
të tjerë të ngjashëm me atë duhet të largohen nga pushteti. Në këtë pikë do të
bëhej i vlefshëm për t’u përdorur rrjeti i Gulenit.
Ndoshta një ndër gjërat më kryesore që u vu re në zhvillimet
gjatë grushtit të shtetit të dështuar ishte përdorja e bazës së NATO-s në
Incirlik. Ashtu siç edhe ka theksuar Los Angeles Times:
“Zyrtarët turq, kokat kryesore të organizmit të
grushtit të shtetit kanë pranuar se kanë marrë një ndihmë shumë të rëndësishme
nga oficerët e 2.500 ushtarëve amerikanë që gjendeshin në Turqi, shumica e
personelit të të cilëve ishte mirëpritur aty, të cilët ndodheshin aty për
fushatën ajërore në Bazën Ajërore të Incirlikut për të shkatërruar e
koalicionit të vendeve fshinje mes Irakut dhe Shtetit Islamik të Sirisë...
Mediat zyrtare kanë bërë me dije se është arrestuar zyrtari më i lartë i
ushtrisë turke, Gjenerali Bekir Erxhan Van. Vani është një ndër dhjetë ushtarët
me detyra të larta që u arrestuan dhe që sipas zyrtarëve turq ka luajtur një
rol vital në tentativat për grusht shteti, ai ka qënë pjesë e operacionit që
kanë mundësuar lëshimin e avionëve ushtarkë F-16 mbi mështetësit e qeverisë që
ishin derdhur në rrugë.”
Këto informacione nuk duhet të anashkalohen si të parëndësishme.
Ndoshta kjo histori tegohet nga mbështetësit e Erdoganit, apo ndoshta është
trilluar edhe zyrtarë të lartë ushtarakë që nuk i janë besnikë Erdoganit, apo që
duhet të jenë më shumë mbështetës të Kemalistëve – megjithatë mundësitë që kjo
histori të jetë e vërtetë janë mëse të logjikshme.
Nëse historia është siç tregohet, atëherë haptazi mund
të thuhet se baza e operacioneve të grushtit të shtetit në Incirlik mbështetej
nga fuqia ushtarake që ndodhej aty, nga shërbimet e inteligjencës së ShBA-së
dhe ushtria e saj. Duke marrë parasysh se Baza e Incirlikut është një qendër e
operacioneve të NATO-s në Lindjen e Mesme është mëse e logjikshme të
pretendohet se kjo bazë jo vetëm ka mirëpritur personelin ushtarak amerikan po
edhe e ka shndërruar këtë bazë në një pikë kyçe për CIA-n në rajon. Në fund të
fundit, duke pasur parasysh faktet se kjo bazë ka mbajtur avionët pa pilot që
janë përdorur në operacionet kundër Sirisë dhe Irakut dhe se kjo bazë është
bërë epiqendra e programit “ekziekutim i jashtëzakonshëm ” të ShBA-së, është
mëse logjike të pranoet prania në një numër të lartë të CIA-s.
Nëse e shohim në këtë këndvështrim, pa asnjë dyshim
Incirliku ka qënë një qendër për realizimin e grushtit të dështuar të shtetit
dhe mund të themi se, që prej asaj dite është bërë një vendtregues se kush janë
armiqtë e Erdoganit në rradhër e ushtrisë. Për më tepër, kjo bazë ka qënë
një temë diskutimi për një kohë të gjatë mes Ankarasë dhe Ëashingtonit dhe
qeveria e Erdoganit po përgatitej që nëpërmjet kësaj baze ta detyronte Ëashingtonin
që t’i lejonte më shumë fuqi dhe kontroll. Parë në shumë këndvështrime,
Incirrliku ka qënë një pikëlidhje për një rrëshqitje tektonike të politikës
turke dhe të gjeopolitikës së rajonit.
Në fund të fundit, tentativat për këtë grusht shteti në
Turqi do të tregojnë ndikimin e tyre të jatë për vite dhe ndoshta për dhjetra
vite. Ashtu siç, Turqia po largohet haptazi nga boshti i ShBA-së, NATO-s dhe
BE-së dhe po mundohet të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën mund të
parashikohet që ajo tashmë të marrë pjesë në kampet e BRICS, Organizatën e
Bashkëpunimit të Shangajit, Strategjinë Kineze një breg një rrugë, Bankën e
Investimit në Ifrastrukturë të Azisë dhe si motra të tjera që janë përjashtuar nga
kampet e Perëndimit.
Padyshim që dështimi i grushtit të shtetit ka qënë një
dështim për ShBA-në dhe aleatët e saj që e shohin Erdoganin si një armik dhe jo
si një aleat. Erdogani ka bërë shumë vepra të gabura për të cilat duhet të japë
llogari. Veprat e Erdoganit si; nxitja e luftës së Sirisë, surgjunosjet dhe
arrestimet sipas dëshirës që po ndodhin sot në Turqi, sulmet ndaj
institucioneve laike dhe të drejtave të njeriut vazhdojnë në një varg me
kilometra. Megjithatë, marrëdhëniet me regjime që kanë kryer krime të këtilla
nuk i kanë munguar kurrë Washingtonin.
Problemi i vetëm është se Erdogani e luajti lojën
sipas rregullave të tij dhe jo sipas rregullave që kishte përcaktuar ShBA-ja,
ky do të vazhdojë të jetë një problem. Dhe ky grusht i dështuar shteti, i
mbështetur nga ShBA vetëm sa e ka përforcuar fuqinë e Erdoganit. Pa dyshim që
planifikuesit strategjik të Washingtonit i presin netë të gjata pa gjumë.
Burimi: Global Research / stopimperialism.com