İran

Kartelat bankare në Iran

Për herë të parë në histori, Irani ka fut në përdorim shërbimin e pagimit me kartela bankare. Kjo është pjesa e ndryshimeve financiare të cilët kanë ndodh pas shfuqizimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Iranit. Me mënyrën e re të pagimit më së shumti janë gëzuar tregtarët iranian. Në bazarin (çarshinë) e madhe të Teheranit arë ka me bollëk. Por para kesh më së shumti është e kërkuar. Për shkak të sanksioneve ndërkombëtare Irani nuk ka pas qasje në tregut financiar ndërkombëtare. Iranianët nuk kanë pas kartela kreditimi, dhe në vendin e tyre as që kanë mundur të shfrytëzojnë vizitorët e huaj nga shtetet e jashtme. Kjo po ndryshon në favor të pronarëve tregtarë.

“Po na vijnë shumë turistë të cilët duan të blejnë tepihët e shtrenjtë, por këtë nuk po mund të realizojnë për shkak të problemeve me transaksione parash. Kjo na sjell bizneseve tona humbje të mëdha. Për këtë arsye ky është lajmi shumë i mirë, pasi që paraja në valuta të huaja tani shumë më tepër do të vie”, ka deklaruar Mansour Nokdad, pronar i shitores së tepihëve. Në Iran tani janë prezentë kartela kreditore. Kompanitë ofrojnë shërbime në bashkëpunim me postën shtetërore dhe bankën qendrore. Çmimi për një kartelë e cila ka afat dy vjet arrin në afro 100 dollar.

“Unë jam inxhinier, i specializuar për pajisje medicinave. Shpesh udhëtoj në seminare dhe simpoziume dhe posedimi i kartelës kreditore më lehtëson shumë qëndrimin në shtete të huaja, pasi që marr me vete shumë pak para kesh”, ceku një qytetar i Teheranit. Këto ndryshime janë edhe një hap më shumë në kthimin e Iranit në rrjedhat globale ekonomike botërore. Me nënshkrimin e marrëveshjes historike vitin e kaluar lidhur me programin nuklear iranian, qeveria është zotuar në kufizimin e zhvillimit programor nuklear në këmbim të ngritjes së sanksioneve ekonomike të imponuara Iranit, i cili do të zgjas edhe pak.

“Duke marr parasysh se ndalesat akoma në tërësi nuk janë shfuqizuar në sektorin bankar, këto kartela kreditore nuk do të kenë privilegjet e kartelave Master Card apo Visa. Poashtu këto do të jenë të kufizuara në tregjet e caktuara, sikurse kineze dhe të tjerat të cilët për momentin kanë lidhje biznesore me Iranin”, ka thënë bankieri Saed Tutunchi. Vetëm dy përfaqësi postash aktualisht pajisin qytetarët me kartela kreditore. Planifikohet që këto shërbime të jenë në dispozicion qytetarëve për gjatë tërë vendit. 

Burimi: Al Jazeera