Kulturë

Forumi i dytë kulturor për Civilizimin e Iranit dhe Islamit, në Tunizi

Edicioni i Dytë nga një seri e forumeve kulturore për Civilizimin e Iranit dhe Islamit është planifikuar të mbahet në Tunizi më 24 gusht 2016.

Sipas Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islame, Qendra Kulturore Iraniane  në Tunizi do të organizoi programin.

Identiteti Islam në vështrimin, pikëpamjen, e Imam Humejnit  (r.a.) dhe Shejh Muhammed  Hidri Husejn është tema e këtij edicioni të forumit.

Kumtesat do të lexohen nga Muhammed Asadi Muvahhed, atasheu iranian kulturore në Tunizi, Mustafa Buxherdi, ambasadori i Iranit dhe një numër i ligjëruesve të universitetit.

Shejh Muhammed al-Khidr Husejn  (1292-1377 / 1876-1958), ishte një dijetar i madh i tefsirit (interpretimit Kur'ani), dhe i fikhut Maliki, dhe i Letërsisë Arabe dhe Shejhu i Madh i al-Azhar-it.

Ai u lind në Nefta, Tunizi në një familje që kishte ikur nga Algjeria gjatë pushtimit francez.

Në 1888, ai u zhvendos me familjen e tij në Tunis, kryeqyteti i Tunizisë.  Dy vjet më vonë ai udhëheqi  Xhaminë  el-Zajtuna, që është për Tunizinë si Al-Azhari I Egjiptit.

Në vitin 1952,dijetari u emërua si Imami i Madh i al-Azharit. Ai shkroi më shumë se 20-të  vepra shkencore.

Burimi: Quran News