Fe

Këshilli Botëror i Kishave: Dialogu ndërfetar rrit shpresat për arritjen e paqës globale

Dialogu midis feve e çon njerëzimin drejt një bote më të mirë, kështu tha një zyrtare e Këshillit Botëror të Kishave.


    Sipas Këshillit Botëror të Kishave dialogu midis feve e çon njerëzimin drejt një bote më të mirë.


     Clare Amos  në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së një  dialogu ndërfetar që po zhvillohet në Teheran, shpreson se nëpërmjet ndërveprimeve konstruktive dhe dialogut, bota do të lëvizë në drejtim të paqes, sigurisë dhe do të ketë jetë më e qetë.


    Dialogu i 7-të ndërfetarë mes Iranit dhe Këshillit Botëror të Kishave është organizuar nga Organizata për Kulturë Islame – Qendra për Dialogun Ndërfetar ( ICRO)  në Teheran.


    Zonja Clare Amos tha se dialogu ndihmon pasuesit e besimeve të ndryshme për të kuptuar më mirë dallimet dhe ngjashmëritë e tyre.


    Ajo theksoi se dialogu ndërfetar nuk duhet të jetë e kufizuar në këto seanca, por duhet të përhapet tek secili përmes bisedimev ndërmjetë besimtarëve të secilit religjion.


    Përveç tjerash, në fjalën e saj ajo tha: Këshilli Botëror i Kishave zyrtarisht e falenderon Qendrën e ICRO -së për Dialogun Ndërfetar për mikpritjen e tyre.