Nxënësit – hafizët e Kur’anit në Turqi festojnë diplomimin
Një ceremoni u mbajt në qytetin Rize, në verilindje të Turqisë, në fillim të javës, për të festuar diplomimin e 542 nxënësve të hivzit, mësimin përmendësh të Kur’anit.
Qendra Dar-ul-Ifta nga Pravinca Rize ka organizuar ngjarjen, e cila u ndoq nga zyrtarët fetarë dhe politikë, njoftoi Turk Press.
Duke iu drejtuar ngjarjes, Myftiu i provincës uroi të diplomuarit që kanë mësuar Kur'anin përmendësh.
Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e bëra nga mësuesit e Kur'anit dhe ekspertë të cilët ndihmuan nxënësit të mësojnë përmendësh Kur'anin.
Hafizët e Kur'anit, 400 djemë dhe 124 vajza, u shpërblyen në fund të ceremonisë me dhurata të Haxhit dhe Umres.
Nxënësit e kanë mësuar Kur'anin përmendësh në Qendrat Kur’anore të drejtuara nga Kryesia e Çështjeve Fetare (Dijaneti).
Burimi: IQNA News