Instituti Xhemat ul-Kur'an i Iranit hap degën në Karaçi të Pakistanit
Drejtori i Institutit Kulturor Xhemat ul-Kur'an i Iranit tha se një degë e institutit ka nisur në Karaçi të Pakistanit.
Huxhet ul Islam Sejjid Muhammed Mehdi Tabatabei tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News se instituti ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në Pakistan për bashkëpunim në mësimin e Kur'anit në shkolla.
Ai vuri në dukje se 20 libra të botuar nga seksioni hulumtimit të institutit Xhemat ul-Kur'an janë përkthyer në gjuhën urdu.
Kur ata (zyrtarët pakistanezë) i shikuan librat dhe programet e Xhemat ul-Kur'an-it, u pajtuan, rënë dakord që librat të mësohen në shkollat fillore dhe klasat e tjera të shkollës, shtoi ai.
Sipas Huxhet ul Islam Tabatabei, librat e përkthyera në gjuhën urdu janë në Veçoritë e Mësimimit të Ku'anit, Konceptet Kur'anore, Texhvid, etj
Disa nga programet e Institutit Kulturor Xhemat ul-Kur'an, duke përfshirë mësimin përmendësh të Kur'anit, leximin e Kur’anit dhe kurse të Texhvid-it janë duke u zhvilluar në Qendrat Kur'anore në qytete si Karaçi, tha Huxhet ul Islam Sejjid Muhammed Mehdi Tabatabei.
Ai vuri në dukje se instituti ka trajnuar edhe mësimdhënësit e Kur'anit nga shtete si Indonezia, India, Kanada, Iraku, dhe Australia.