Turqi

Sulme të njëpasnjëshme në Turqi

Brenda 24 orëve ndodhën dy sulme të njëpasnjëshme në Turqi, dhe atë në Elazig dhe Van në krahinën e juglindjes së trazuar me dekada nga sulmet e PKK-së. Në Van caku i sulmit ishte stacioni policor dhe kazerma ushtarake, ndërsa në Elazig caku i sulmit ishte stacioni policor. Në Van nga shpërthimi janë vrarë së paku 3 njerëz ndërsa janë plagosur 70 të tjerë, në mesin e të cilëve 17 polic. Policia turke në Van ka burgos një mashkull të cilin e konsideron se ka parkuar automobilin e mbushur me eksploziv gjer te stacioni i policisë, pas së cilës ka shpërthyer automjeti i mbushur me eksploziv. Gjer tani nuk dihet kush qëndron pran këtyre shpërthimeve, por mediat turke lajmërojnë se militantët kurd të PKK-së shpesh herë sulmojnë stacionet policore dhe objektet tjera ushtarake me automobil bomba.

Pjesa juglindore e Turqisë, e cila është e banuar kryesish me kurd, është e përfshirë me dhunë të paparë gjer tani, pas dështimit të armëpushimit në korrik të vitit të kaluar të arritur në mes qeverisë turke dhe PKK-së, para dy vite e gjysmë. Sulmi në Elazig ka ndodhur afër stacionit policor në ora 9.20 të mëngjesit në kohën kur nëpunësit zyrtar ishin në vendet e tyre të punës. Ministri i punëve të mbrojtjes Fikri Ëshëk ka deklaruar për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadollia se prapa sulmit qëndron Partia punëtore kurde (PKK), organizatën të cilin Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë terroriste. Kjo organizatë terroriste ka kryer një numër të madh të sulmeve në institucionet policore dhe ushtarake nga viti 2015 në juglindje të Turqisë ku kryesisht me shumicë jetojnë kurdët. Por Elazigu, ka qenë e kursyer gjer tani nga sulme të tilla shkatërruese.

Pamjet në internet tregojnë një shtyllë të madhe të mjegullës së dendur të zezë e cila është ngrit mbi qytet pas eksplozionit i cili ka krijuar krater të madh para kompleksit policor , i vendosur në pjesën urbane të qytetit i cili ka 420.000 banorë.

Edhe në sulmin në Van, qytet me shumicë kurde i cili gjendet në kufi në mes Turqisë dhe Iranit, akoma nuk ka marr askush përgjegjësinë, por guvernatori rajonal ka cek se edhe në këtë rast përgjegjës është PKK-ja.