İran

Irani prodhon sistemin antiraketor Bazar -373

Komandanti suprem i forcave ajrore mbrojtëse iraniane, gjenerali Farzad Ismaili ka deklaruar se sistemi antiraketor i tyre i prodhimit vendor ”Bazar-373”do të jetë i kompletuar gjatë dy viteve të ardhshme. Për sistemin antiraketor deklaroi se do të jetë versioni iranian i sistemit rus antiraketor

 S-300. Në bisedë për mediat lokale gjenerali Ismaili ka thënë se janë evituar disa probleme teknike në konstrukcion ashtu që tani pritet që sistemi i sofistikuar antiraketor Bazar-373 do të jetë i kompletuar para skadimit të planit zhvillimor iranian pesëvjeçar (2010-2015). Irani ka pritje të mëdha nga ky system. ” Shpresojmë që do të krijojmë një sistem që do të ketë aftësi edhe më të mëdha se sistemi rus S-300”. Teherani më pare ka planifikuar që sistemi të jetë i kompletuar gjer në mars të këtij viti, por është evidente se faza zhvillimore e tij do të zgjasë më shumë.

 

         Sistemi rus S-300  mund të përcjell edhe gjer në 100 caqe në të njëjtën kohë. Modeli iranian sipas informative të tyre do të mund të ketë mundësit edhe më të avancuara mbrojtëse nga sistemi S-300. Është interesant të përmendet se prodhimi i këtij sistemi të avancuar mbrojtës nuk do të kishte filluar po të mos ishte Irani nën sanksionet të rrepta. Irani e ka nënshkruar kontratën me Rusinë për blerjen e 5 sistemeve ruse S-300, por më 2010 Rusia kontratën e arritur me Iranin e ka anuluar pasi që Kombet e Bashkuara ia vunë sanksionet Iranit për shkak të programit të tij nuklear.

 

         Të ballafaquar me këtë situate iranianët janë detyruar të rikthehen vetvetes dhe se tani gjenden në fazën e kompletimit të sistemit të sofistikuar mbrojtës antiraketor të prodhimit vendor. Në përfundim të kësaj ky sistem do të ishte për Perëndimin edhe një “ efekt i padëshiruar” me të cilin me anë të sanksioneve kanë dash të dobësojnë Iranin, por në këtë proces Irani po tregon se nga kjo situate do të dal edhe më i forte. Sansionet e Iranit do të duhej të ndërpriten gjatë këtij viti pas marrëveshjes për programin nuklear të arritur në mes Iranit dhe “gjashtëshes” gjatë bisedimeve të kryera në fund të vitit të kaluar. Tani pritet që sot të nis edhe takimi i radhës i Iranit dhe grupit të përbërë prej SHBA-ve, Kinës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë. Vurja e sanksioneve as nuk e thyer e as nuk e dobësuar në një masë  të madhe Iranin, në aspektin ushtarak mund të thuhet se Irani ka përparuar nën sanksionet, ndërsa në aspektin ekonomik mund të pritet që Irani mund të përjetojë një “boom” të vërtetë kur të ndërpriten sanksionet.

 

Shumë shtete evropiane janë të gatshme të punojnë me Iranin dhe se një varg takimesh joformale janë duke u mbajtur në Teheran, për të cilat ka reaguar ashpër SHBA-të duke nënvizuar se sanksionet ndaj Iranit akoma nuk janë ndërprerë.                                   

 

  Burimi: RT, Fars