Latin Amerika

Muslimanët brazilianë predikojnë Islamin në Rio, në Fshatin Olimpik

Një numër i burrave dhe grave muslimane në Brazil në mënyrë aktive ftojnë  vizitorët për të përqafuar fenë Islame në hyrje të fshatit olimpik në Rio.

Gjatë ditës, këta muslimanë angazhohen në promovimin dhe shpjegimin e Islamit dhe Ligjit Islamik (Sheriati) , duke u përgjigjur pyetjeve të   sportdashësve dhe  duhet përmendur Xhemile da Lima,  e cila përqafoi fenë Islame para disa vitesh dhe e  cila e shijojë  ëmbëlsinë e të qënit muslimane, nuk e kursyen  asnjë përpjekje për të përhapur Islamin te  jomuslimanët dhe duke i ftuar ata në fenë e dobishme.

Gjatë Lojërave Olimpike, së bashku me miqtë e mi muslimanë, ne kemi  shpërndarë broshura për të prezantuar pikëpamjet e Islamit për çështje të ndryshme, duke përfshirë gratë, dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve për të zgjidhur pasiguritë e tyre, theksoi Xhemilja.

Pikëpamja e Islamit ndaj Krishterimit, duke paraqitur  Kur'anin dhe Qendrat Islamike të Brazilit janë ndër temat kryesore që reklamohen në broshurat e shpërndara për popullin  dhe vizitorët në fashatin ku po zhvillohen Lojërat  Olimpike - 2016.

Zonja muslimane vuri në dukje se shumica e pyetjeve të vizitorëve sillen rreth ushqimit hallall dhe haram (të ndaluara dhe të lejuara në Islam), pyetjeve të tilla i përgjigjemi  me kujdes dhe durim.

Ajo theksoi se rreth dy milionë muslimanë janë aktualisht në Brazil, ku mungon mishi hallall  që është  një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen muslimanët.

Burimi: Mehr News Agency