Kulturë

Fillojnë të premtën Garat e 4-ta Kur’anore të Europës Veriore

Edicioni i katërt i Garave Rajonale Kur'anore për vendet e Evropës Veriore do të fillojë në kryeqytetin suedez të premten.

Qendra Islamike e Stokholmit ‘Imami Ali’ do të presë këtë ngjarje, e cila do të fillojë në orën 19-të sipas kohës lokale.

Pjesëmarrës në këto Gara Kur’anore do të jenë 92 garues nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda të cilët do të do të konkurojnë në këtë ngjarje Kur'anore.

Këndimi i Kur’anit, Tertili, Ezani dhe  dhe konceptet Kur'anore janë kategoritë e konkursit.

Pesë ekspertë të Kur'anit nga Danimarka, Gjermania, Irani, Suedia dhe Holanda do të përbëjnë jurinë e kësaj veprimtarie.

Sejjid Muhammed  Xhevad  Musavi Dorchei nga Irani, Sejjid Jahja Husseini nga Danimarka dhe Hassan Sadik Shouredeli nga Gjermania janë përzgjedhur si gjyqtarë në garën rajonale të Kur'anit.

Dy anëtarë të tjerë të panelit janë Rahmetullah Bajat nga Suedia dhe Ali Xhevad nga Holanda.

Sipas organizatorëve, Garat Kur’anore kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe mësimet Kur'anore,  identifikimin e talentëve Kur'anor, dhe rritjen e unitetit në mesin e komunitetit  Kur'anor në Evropën Veriore.

Garat Kur’anore gjithashtu do të shërbejnë si një vend për t’u kënduar Kur’ani dhe hafizët  të shkëmbejnë përvojat e tyre Kur'anore.

Fituesit e garave rajonale  do të kualifikohen për të përfaqësuar vendin e tyre në edicionin e vitit të ardhshëm të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit në Republikën Islamike të Iranit.

Burimi: IQNA News