Armatimi marramendës i Arabisë Saudite
Arabia Saudite me të madhe po armatoset sipas informatave të fundit. Riadi do të blejë armatim në vlerë prej 10 miliard dollar nga një degë kanadeze të kompanisë amerikane. Nga kompania General Dynamics kanë vërtetuar këtë të premte se kanë siguruar kontratën në kohëzgjatjeje prej 14 vitesh për shitjen e veturave ushrarake si dhe pajisjeve tjera ushtarake Arabisë Saudite në vlerë prej 10 miliard dollar amerikan.
Veturat ushtarake do të prodhohen në degën e kompanisë General Dynamics Land Systems-Canada(GDLS) në qytetin kanadez London në provincën Ontario. Informatën për kontratën e ka vërtetuar edhe ministri kanadez i tregtisë së jashtme Ed Fast. Në të njëjtën kohë disa burime spekulojnë se vlera e vërtetë e kësaj kontrate do të jetë më e lartë, saktësisht rreth 13 miliard dollar amerikan. Ministri kanadez Fast deklaroi se ky është sukses i madh për Otavën, pasi që me kontratë do të sigurohen mbi 3000 vende pune dhe do të përforcojë mbi 500 kompani të shtetit kanadez.
“Kjo është fitore olimpike për Kandanë dhe prodhimtarinë kanadeze” ka deklaruar nënkryetari i GDLS, Danny Deep.”Kjo është fakt se si njerëz të mëdhenj në kompanitë inovative sikus GDLS mund të konkurojnë në tregun ndërkombëtar dhe të kthehen në shtëpi me medalje të artë”.
Është interesant se si ekonomit perëndimore pa problem shesin armatim dhe pajisje ushtarake Arabisë Saudite përkundër faktit se Arabia Saudite luan rol të rëndësishëm në destabilizimin e rajonit me përzierje indirekte në luftën në Siri, dhunën në Irak, si dhe në situatën në Liban dhe më gjerë. Përkundër kësaj, Kanada e cila është e zëshme në kritizimin e shteteve të cilët kanë mungesë të drejtave njerëzore, kur është fjala për profitin e vet, kritizimi i saj bëhet i përmbajtur.
Human Rights Watch sivjet ka shpallë raportin e ri në të cilin thuhet se Arabia Saudite i shkel të drejtat e miliona njerëzve, duke përfshirë edhe gra, si dhe miliona punëtorëve të jashtëm.Arrestimet, likuidimet, ndjekjet janë fenomene të shpeshta në këtë monarki absolute. Por Kanadaj nuk është shtet i vetëm me kute të dyfishta kur është fjala për kontratat biznesore të lidhura me Arabinë Saudite.
Arabia Saudite është shëndërruar në një blerës kryesor botëror. Sipas raportit të organizatës londineze International Institute for Strategis Studies
(IISS) që është kumtuar këtë muaj, Arabia Saudite për shpenzimet mbrojtëse e ka tejkaluar edhe Francën e Britaninë e Madhe për vitin 2013, duke shpenzuar për buxhetin ushtarak rreth 60 miliard dollar dhe ze teni vendin e katërt në botë, pas SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë.
Burimi: Reuters, Press TV, cbc.ca, iiss.org, HRW