Turqi

Marrëdhëniet bilaterale turko-iraniane

Ministrat e punëve të jashtme të Turqisë dhe Iranit janë marr vesh për bashkëpunimin më të madh rreth zgjidhjes së konfliktit në Siri, përkundër qëndrimeve të ndryshme të dy vendeve lidhur me problemin sirian. Në konferencën e përbashkët të sotshëm për media në Ankara, shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu dhe kolegu i tij mysafir iranian Muhamed Zarif kanë thënë se dy vendet fqinje njashtu planifikojnë edhe forcimin e lidhjeve tregtare.

Zarifi i cili ka ardhur në vizitë Turqisë, ka dhënë mbështetje qeveritarëve turk pas dështimit të grusht shtetit ushtarak, duke e uruar popullin turk që ”ka kundërshtuar përmbysjen e qeverisë dhe shfrytëzimin e dhunës”. Turqia dhe Irani kanë qëndrime të kundërta në Siri, Teherani e mbështet kryetarin sirian Bashar al Asadin ndërsa Ankaraja kërkon largimin e tij. Përkundër ndryshimeve, Turqia dhe Irani do të ”përforcojnë bashkëpunimin për arritjen e paqes së përhershme në Siri”, ka cek Çavushogllu. Ardhja në Ankara e zyrtarit të lartë iranian konsiderohet si vizitë e rëndësishme të një zyrtari të huaj pas dështimit të tentimit të grusht shtetit ushtarak  kundër kryetarit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit. “Ky është mesazh i mbështetjes. Irani është njëri nga vendet e para i cili e ka gjykuar tentimin e grusht shtetit të dështuar ushtarak muajin e kaluar. Vet ministri iranian i punëve të jashtme me telefon ka biseduar me kolegun e tij turk në mbrëmje të 15 korrikut gjatë tentimit të grusht shtetit ushtarak, tani edhe personalisht ka ardhur për të mbështetur”. “Edhe zyrtarët tjerë kanë ardhur në Turqi gjatë javëve të kaluara, por në mes tyre nuk ka pas zyrtar të lartë nga vendet perëndimore, Turqia qartë ka treguar se është e pakënaqur me mënyrën me të cilin ka reaguar Perëndimi në përpjekjen për grusht shtet. Përkundër, flasin se Perëndimi i kritikon për shkak të trajtimit që po kryhen pas grusht shtetit. Sekretari shtetëror amerikan John Kerry do të duhej të vijë në Turqi me 24 gusht, dhe akoma është afër të dihet se a do të arrijnë që të zvogëlojnë tensione. Për momentin e tëra mbetet në retorikë. Turqia nuk ka ndërmerr kurrfarë hapa konkrete, por është qartë se marrëdhëniet me Perëndimin janë përkeqësuar, gjersa njëkohësisht Turqia po i përmirëson marrëdhëniet me Rusinë dhe Iranin”.

Është konfirmuar gatishmëria e dy vendeve për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, të cilët ishin të acaruara me rrëzimin turk të avionit rus në qiellin e Sirisë në nëntor të vitit të kaluar. Teherani dhe Moska, për dallim nga Ankaraja, janë aleatët kryesor të kryetarit sirian Bashar al Asadit gjatë luftës pesëvjeçare e cila zhvillohet në Siri. Megjithatë përkundër tensioneve rreth Sirisë, Irani dhe Rusia ishin vendet e para të cilët i ofruan mbështetje të qartë Erdoganit në natën e përpjekjes së kryer për grushtshtet nga ana e ushtrisë turke.

Burimi: Al Jazeera