Gara Kur’anore Kombëtare ‘Al-Aksa’ po zhvillohet në Gaza
Një Garë Kombëtare e Kur'ani është duke u mbajtur ngaVakëfi Palestinez dhe Ministria e Çështjeve Islamike në Rripin e Gazës.
Ky është Edicioni i 16-të Garave Kombëtare të Kur’anit ‘Al-Aksa, që, sipas organizatorëve, ka për qëllim për të rritur një brez të hafizëve të Kur'anit të cilët janë të aftë në texhvid dhe parimet e këndimit të Kur’anit dhe t'i përmbahen mësimeve të Librit të Shenjtë, Kur’anit, njofton Agjencia e Lajmeve Safa.
Abdul Hadi Aka, drejtor i përgjithshëm i Vakëfit dhe i Departamentit të Çështjeve Islame dhe Mësimit Përmendësh të Kur’anit tha Gara, e cila mbahet çdo vit në katër (4) kategori, do të zgjasë për 12 ditë.
Ai tha se 860 garues nga pesë provinca janë duke marrë pjesë në këtë ngjarje Kur'anore në dy seksione të veçanta për meshkuj dhe dhe femra.
Abdul Hadi Aka shtoi se disa panel i jurisë janë zgjedhur për të vlerësuar performancën dhe aftësitë e pjesëmarrësve në kategori të ndryshme.
Ai vazhdoi duke thënë se fituesit e Garave Kombëtare të Kur’anit do të shpërblehen me të holla prej 2000 deri në 4500 dollar.
Pavarësisht nga pushtimi sionist i Palestinës, populli palestinez ka vazhduar zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore, duke përfshirë edhe Garat Kur’anore dhe Seanca Këndimi, Recitimi Kur’anor, për vite me rradhë.
Burimi: IQNA News