Forcat arabe, kurde çliruar qytetin verior sirian të Manbixh
Një aleancë e forcave kurde dhe arabe thuhet se kanë arritur të rimarrin nga terroristët tekfiristë të Daesh- ISIS-it qytetin strategjik Manbixh, në Sirinë verioreveriore.
I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë arritur të marrin të shtunën nën kontroll pothuajse të plotë zonën, që ndodhet 446 kilometra (277 mila) në veri të kryeqytetit të Sirisë, Damask.
Grupi me qendër në Britani tha se ka ende pjesë të vogla të territorit ku militantët e Daesh-it ISIS-it janë të pranishëm në qendër të Manbixhit. Zhvillimi erdhi një ditë pasi Forcat Demokratike Siriane (SDF) bënë përparime të rëndësishme në qytet.
Manbixh është një qytet ë cili shtrihet përgjatë linjës së vetme të furnizimit të Daesh mes kufirit siriano-turk në veri dhe fortesës kryesore të grupit në Siri, Rakkah, i cili shtrihet në juglindje.
Çlirimi i tij shënon humbjen më të madhe strategjike për Daesh- ISIS-in në Siri që nga korriku i vitit 2015, kur grupi terrorist ka humbur qytetin e rëndësishëm strategjik të Tal Abyad në kufirin e Sirisë me Turqinë.
Forcat Demokratike Siria kanë nisur një operacion për të rimarrë qytetin Manbixh dy muaj më parë. Qyteti ka qenë nën kontrollin e Daesh-it për më shumë se dy vjet.
Siria është kapluar nga militantizmi i përkrahur nga të huajt që nga marsi i vitit 2011. I dërguari i posaçëm i Kombet e Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura vlerëson se më shumë se 400.,000 banorë janë vrarë në konflikt.
Në vitin 2014, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se nuk është rinovuar numri i i vdekjeve për Sirinë sepse nuk mund të verifikojnë shifrat që merren nga burime të ndryshme.
Burimi: ISNA