Myftiu i Arabisë Saudite kërkon para për luftë në Jemen
Autoriteti më me ndikim fetar dhe ligjor i Arabisë Saudite ka kërkuar nga pasuesit, si dhe bizneset për të bërë donacione financiare për luftën e vazhdueshme të Mbretërisë Saudite në Jemen.
Myftiu Shejh Abdul Aziz Al esh-Shejh ka kërkuar përkrahës për të mbledhur para për trupat e dislokuara në rajonet kufitare jugperëndimore në Naxhran, Asir dhe Xhizan, duke e karakterizuar fushatën e tyre si një detyrë të shenjtë.
Myftiu kryesor është i njohur për dhënien e fetvave
(dekreteve apo vendimeve) fetare shumë të diskutueshme. Në muajin qershor,2016 Myftiu esh-Shejh Abdul Aziz al –esh Shejh trupat e forcava të Arabisë Saudite që
luftojnë në Jemen i ka lejuar që të mos agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Fetvatë e lëshuara nga autoritetet saudite fetare janë të bazuara në Vehabizëm
të cilat janë dukshëm në kundërshtim me thelbin e Islamit. Një tipar kryesor i
ideologjisë Vehabiste është Tekfirizmi i
cili është praktikuar nga grupe të dhunshme radikale të tilla si Daesh
(ISIS-i).
Jemeni ka qenë nën sulme saudite pothuajse në baza ditore që nga marsi i vitit 2015. Nga sulmet Saudite janë vrarë mijëra civilë dhe është shkatërruar infrastruktura civile e Jemenit, duke përfshirë spitalet, shkollat, dhe fabrika.
Të enjten, snajperistët e Jemenit qëlluan dhe vranë një roje saudit të kufirit në kampin ushtarak Kaim Zubaid në rajon Xhizan, që ndodhet 967 kilometra (601 mila) në jugperëndim të Rijadit.
Forcat jemenase dhe kuftëtarët aleatë nga Komitetet Popullor gjithashtu qëlluan me një breshëri të raketave në një pozicion të milicive saudite në rrethin Khabb esh-Sha'af të provincës al-Xhavf, pa raporte të menjëhershme të viktimave.
Sulmet erdhën një ditë pasi snajperistët e Jemenit qëlluan për vdekje një roje saudite kufitare në kampin ushtarak Xhalah në Xhizan.
Forcat jemenase gjithashtu shkatërruan edhe një tank të luftës, M1 Abrams dhe një automjet ushtarak Bradley në kampin ushtarak Ramih në rajon të mërkurën.
Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit u nis në një përpjekje për të minuar lëvizjes Ansarullah të Huthëve dhe për të rivendosur në pushtet ish-presidentin, Abd Rabbuh Mansur Hadi.
Burimi: Press TV