Kosova

Ipeshkvia e Kosovës paraqiti Koncertin për Nënë Terezën

Nënë Tereza e motrat e saj
Nënë Tereza e motrat e saj

Ipeshkvia e Kosovës në Prishtinë paraqiti Koncertin për Nënë Terezën, që do të mbahet më 3 shtator në Vatikan, si edhe detajet e shtegtimit të shqiptarëve në Romë, me rastin e shenjtërimit të murgeshës shqiptare të dashurisë, më 4 shtator.

Në Rezidencën e Ipeshkëvisë së Kosovës, u mbajt konferencë për medie lidhur me koncertin “Himni i Nenes Tereze”, I realizuar nga artistë të mirënjohur shqiptarë nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, i cili do te shfaqet me 3 shtator 2016 në Vatikan, një ditë para se te bëhet Shenjterimi i Nenes Tereze nga Papa Françesku me 4 shtator. Realizimi i këtij koncerti në Vatikan është  bërë i mundur fal përkushtimit të madh të  ipeshkvit të Kosoves, Imzot Dode Gjergji.
Famullitari i Prishtines, don Fatmir Koliqi në hapje të kësaj konference tha se viti 2016 do të shënohet në historinë e Kishes  Katolike ndër Shqiptare dhe Popullit shqiptar, sepse bija e kësaj kishe  dhe Popullit, e Lumja Nëna Tereze do te shpallet e shenjte nga Ati Shenjte Papa Françesku në Vatikan. Ndërsa për Kishen Universale ka rëndësinë e vet, sepse Papa ka zgjedhur pikërisht në Vitin e Shenjte Jubileun e Jashtëzakonshëm të Meshirës, për të treguar Nënën Tereze shenjtëreshë të madhe të mëshirës dhe dashurisë së krishtere.
Dhe, në populli i saj në këtë vit të shenjtë me nderim e falenderim Zotit për këtë dhuratë  të madhe jemi munduar të përgatitemi për t’u paraqitur në Vatikan sa më denjësisht.  Kisha Katolike do të shtegëtojë në Vatikan me një numer të konsiderueshem të pjesëmarrësve në këtë ngjarje me rëndësi të vacantë. Këtij organizimi të Kishës Katolike në Kosovë iu kanë bashkengjitur Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, Arqipeshkëvia e Tivarit dhe Ipeshkëvia e Shkupit. Ndërsa projekti artistik financiarisht është mbështetur nga Qeveria e Kosovës, tha don Fatmiri.
Më pas, detaje rreth koncertit në fjalë, përfshirë edhe emra artistesh të njohur ndërkombëtarisht, shpalosen producentja, Diana Toska dhe drejtori i Filharmonisë  së Kosovës, Baki Jashari.
Ne fund të kësaj konference, gazetarëve iu drejtua drejtori i Radio Vatikanit në  Gjuhen Shqipe, don David Gjugja, në cilësinë e koordinatorit të këtij koncerti në Romë. Mbase kjo paraqitje e tij ishte befasuese për gazetarët sepse në një farë mënyre rriti edhe me shume veleren e organizimit të konferences dedikuar kësaj ngjarjeje të papërsëritshme. “Jam  krenar bashkë me ju që në vendin universal në qendrën e krishterimit në botë siç është Roma, do të kemi një paraqitje arti kaq të bukur, e kaq fisnike” tha fillimisht don Davidi, duke bërë me dije se koncerti për Nënën Tereze në Romë do te prezantohet në njeren nga katër Bazilikat ndër më madhështoret Papënore, atë të Shen Palit që daton nga e shek.i katërt.
“Shën Pali e ka mbjell faren e mirë qysh në shekullin e parë, lajmin e parë siç është Ungjilli dhe Nëna Tereze është shprehja e asaj fare në jeten dhe vepren e saj, misherimit të asaj dashurie, atij shpirti fisnik, e në rend të parë popullit tonë  shqiptar të të gjitha trevave, e pastaj edhe gërshetimin e mishërimit të fuqisë e fjales së Ungjillit që i ka shprehur para botës me punen dhe dashurin e saj për të varfërit ndër më të varfër. Por, pa dyshim se Nëna Tereze është ikona më e bukur që ka dhënë  kombi ynë” tha don Davidi.  
Ai në vazhdim tha se koncerti është pjesë e të gjitha programeve që janë organizuar  për  shenjtërimin e Nënës Tereze të vendosura në plan botëror, por gjithsesi ky koncert ka një vlerë të vacantë  sepse vjen nga populli i saj, vendlindja e gjiri i saj.

Don Davidi në fund të fjalës së tij, dha sqarime edhe rreth akreditimit të gazetarëve për ta përcjell këtë ngjarje madhore dhe për procedura e detaje tjera me interes, e gjithashtu edhe rreth transmetimit, përkatesisht mbulimit të kësaj ngjarjeje nga mediet e ndryshme ndërkombëtare.

Burimi: Radio Vatikan