Analisti: Siria u la në gjak nga Perëndimi për dy vjet
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Jim W. Dean, kryeredaktorin e Veteran’s Today në Anltanta në lidhje me bisedimet e paqes për të zgjidhur krizen ne Siri, të cilat përfunduan pa rezultat.
Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.
Press TV: Duke parë situatën, ku në fakt nga ky raund i bisedimeve nuk doli asgjë konkrete, çfarë mendoni se do të duhet për të sjellë dy palët në tryezë, në mënyrë që të ketë disa rezultate konkrete për populli sirian?
Dean: Kjo është shumë e thjeshtë. [ I ashtuquajturi] Këshilli Kombëtar Sirian, nuk po bën asgjë që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara. Ata akoma po i thonë Asadit dhe regjimit sirian se në fillim ju duhet të dorëzoheni, e më pas ne mund të ulemi dhe të flasim me ju.
Sigurisht, ata nuk kanë për ta bërë këtë. Asnjë palë nuk do ta pranojë kurrë dorëzimin si një teknikë para negociatave.
Një nga arsyet pse këmbëngulin që Asadi të japë dorëheqjen është se ata janë të bindur se nëse vjen puna të zgjedhjet, pasi ata të kënë bërë një qeveri të përkohshme, ai ka shumë gjasa që të fitojë.
Pra, për shkak se ata nuk kanë qënë
në gjendje të fitojnë këtë luftë katastrofike që vetë ata e kanë nisur, tani po
mundohen ta fitojnë atë me anë të negoviatave, duke bërë të duket sikur sirianët
nuk po bashkëpunojnë dhe se pastaj “do të ndërmirren masa të ashpra”.
Press TV: Saktësisht çfarë do të thotë
kjo? Siç thatë në fillim se zakonisht në bisedime, një lëshim si ai që bëri
Asadi, nuk është diçka që ata janë të gatshëm ta marrin, sidomos në fillim.
Dhe nga ana tjetër, ju thatë se ndoshta opozita e din se presidenti Asad mund të rizgjidhet.
Ku e çon kjo qeverinë siriane, e cila po përpiqet të merret me këtë opozitë, në mënyrë që të ketë përsëri paqe në vendin e tyre?
Dean: Në fakt, qeveria siriane nuk mund të bëjë shumë; por në të vërtetë varet nga bota. Varët nga njerëz si ata të Press Tv-së dhe Veteran’s Today. Ne po përpiqemi të bëjmë presion mbi ata njerëz, të cilët kanë nëvojë për presion. Kjo është qeveria amerikane dhe qeveritë e tjera të botës, veçanërisht ato që e mbështesin këtë luftë terroriste kundër Sirisë.
Ata (sirianët) duhet të bërtasin për vrasjet e përgjakshme, e të thonë se ne e dimë se çfarë jeni duke bërë, dhe se ne mendojmë se ju duhet ta paguani e nuk duhet të keni imunitet. Dhe nuk do të arrini ta fajësoni regjimin sirian për këtë.
Gjaku është në duart e qeverive perëndimore dhe atyre të Gjirit Persik që e lanë Sirinë në një banjo gjaku për dy vjet.
Burimi: Press TV