Kulturë

Kur'ani në dorëshkrim indian do të botohet në Iran

Një zyrtar iranian tha se një kopje e Kur'anit në dorëshkrim indian është planifikuar të shtypet në Iran.

Muhamed Babaei, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Shtypjen  dhe Publikimin e Kur’anit, tha për Farsnews.com se kopja është kaligrafuar nga Ali Riza Takdeqghan, një nga kaligrafët e qendrës dhe do të përurohet së shpejti.

Ai vuri në dukje se ka miliona muslimanë që jetojnë në nënkontinenti indian dhe ka pasur shumë kërkesa për të publikuar një kopje të tillë në dispozicion.

Muhamed  Babaei shtoi se Kur’ani është planifikuar që të shpërndahen në Pakistan dhe Indi.

Sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 180 milionë muslimanë që jetojnë në Indi, që përbëjnë afërsisht 15 për qind të popullsisë.

Pakistani, ndërkohë, është një shtet me shumicë muslimane (rreth 97 për qind janë musliman) me një popullsi prej rreth 182 milionë.

Burimi: IQNA News