ICRO mbanë Festivalin Ndërkombëtar për Imam Rizain (a.s.) në 77 vende
Kreu i Organizatës për Kulturë dhe Marrëdhënie Islame (ICRO), ka thënë se 77 vende do organizojnë Festivalin Vjetor Ndërkombëtar ‘Imam Reza’ këtë vit.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, Abuzar Ibrahimi Torkaman vuri në dukje se festivali i parë filloi 14 vjet më parë, ndërsa ky është Edicioni i 7-të Ndërkombëtar i tij.
Ai tha se ngjarja kulturore dhe artistike, që përmban vepra rreth Imamit të tetë shiitë ka tërhequr shumë artistë dhe studiues për të shkruar libra dhe për të krijuar veprat e artit për të treguar përkushtimin e tyre ndaj Imam Rizait (a.s.).
Ai vuri në dukje se ICRO është organizator i festivalit vjetor dhe se institucionet e tjera, duke përfshirë Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa, Forumin për Afërsinë e Shkollave Juridike Islame, Fondacioni Ndërkombëtar ‘Imam Riza’ , Astan-i Kuds Razavi dhe Asambleja Botërore e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) bashkëpunojnë në mbajtjen e tij.
Sipas zyrtarit, Taxhikistani, Uganda, Gjermani, Bangladeshi, Tanzania, Mianmari, Madagaskari, Indonezia, Mali, Gjeorgjia, India dhe Kina janë disa nga vendet që do të marrin pjesë në festival këtë vit.
Programet e festivalit do të mbahet në 2400 vende në të gjithë botën, tha ai.
Festivali në Iran do të fillojë në qytetin e shenjtë verilindor të Iranit, në Mashhad më 11 gusht 2016, me pjesëmarrjen e 26 mysafirëve të huaj, vazhdoi duke thënë Ibrahimi Torkaman.
Burimi: IQNA News