Fjalimi i udhëheqësit suprem në takim me shtresa të ndryshme të popullit
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik ka theksuar:
Marrëveshja bërthamore, si një përvojë, ka treguar mos sukses në negociatat me amerikanët, pasigurinë e tyre dhe domosdoshmërinë e mosbesimit ndaj premtimeve të tyre.
Ajetullah Hamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në takimin e sotëm me shtresa të ndryshme të popullit nga i gjithë Irani, tha se marrëveshja bërthamore dëshmoi përparimin dhe pozitën më të mirë jetësore të popullit në lidhje me vetë vendin e jo për armiqtë të cilët janë duke u munduar në çdo mënyrë të pengojnë progresin e Iranit.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik duke folur në lidhje me përvojën e popullit iranian përball sjelljeve të Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë:
Ata thonë ejani të diskutojmë çështjet rajonale, por përvoja jonë me marrëveshjen bërthamore na tregon se kjo do të ishte e pafalshme dhe në asnjë mënyrë nuk duhet besuar fjalëve të amerikanëve. A
Ai vuri në dukje se ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit nuk lidhen vetëm me popullin iranian, për shkak se siç tha ai, goditja e fundit është grushti i shtetit i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në qoftë se kjo do të dëshmohet, do të ishte një skandal i madh.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik duke folur në lidhje me situatën aktuale në rajon tha: Zbulimi i bashkëpunimeve të fshehta midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite, është një thikë pas shpine për UmmetinMusliman dhe një krim shumë i madh.
Ai tha se edhe në këtë gabim të madh është e përfshirë Amerika, sepse sauditët janë kukulla të Amerikës. Sipas Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, agresioni në Jemen, bombardimet e vazhdueshme kundër vendbanimeve, spitaleve, shkollave, vrasja e fëmijëve, etj., janë krime të paparashikueshme të pushtetit saudit. Për fat të keq, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara tërhoqi dënimin e saj ndaj këtyre krimeve, vetëm për shkak të parave, theksoi ndër të tjera Ajetollah Hameni.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, duke folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krijimin dhe forcimin e grupeve terroriste dhe takfiriste me qëllim përçarjen e Botës Islame, ka shtuar:
Ata, pavarësisht pretendimeve të tyre për luftën kundër terrorizmit, nuk bëjnë asgjë në këtë drejtim dhe sipas disa raporteve, ata madje edhe i ndihmojnë këto grupe. Ai ka deklaruar se zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë është bashkimi i popujve dhe qeverive muslimane dhe qëndresa përballë qëllimeve të arrogancës amerikane dhe disa qeverive evropiane dhe ka shtuar:
Edhe përkundër ekzistimit të shumë përpjekjeve të amerikanëve, programet e tyre janë zbuluar dhe Amerika është duke u dobësuar në rajon.