Kaligrafi sirian refuzon të shesë kopjen e rrallë të Kur’anit
Një kaligraf sirian i cili e ka bërë një kopje të rrallë të Kur’anit, faqet e qepura me fije, ka refuzuar një ofertë për ta shitur Kur’anit në vlerë prej dy milionë dollarë.
Maher al-Hazeri, i cili është nga Aleppo dhe tani jeton në Bursa në Turqinë veriperëndimore, thotë se ai dëshiron që kopja e Kur’anit të mbahet në një muze në mënyrë që të gjithë mund ta shohin atë.
Ai tha se qëllimi i tij nuk ishte përfitimi financiar dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e ka shitur kopjen e Kur'anit, njoftoi RT në gjuhën arabe..
Maher Al-Hazeri kaloi katër vjet duke kaligrafuar kopjen e Kur’anit dhe katër vjet të tjera duke i qendisur ajetet, dekuruar e thurrur faqet e Kur’anit me fije ari. .
Në veprën e tij të artit, tridhjetë xhyza (pjesë) të Kur'anit janë të ndarë në 12-të vëllime që peshojnë 200 kg në total.