Kulturë

Fjalor i Florës dhe Faunës së Kur'anit u përurua në Aligarh, Indi

Hani dhe pini, por mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë,,  përkujtoi Dr. Muhd. Iktedar Husejn  Faruki, duke theksuar urdhrat Kur'anore në lidhje me florën dhe faunëns, dhe kafshët në përurimin e librit

 i organizuar nga Akademi Ibn Sina, në Aligarh, Indi.

Ceremonia e përurimit të librit, e cila është kryesuar nga Zv. Kancelari i Universitetit Musliman Aligarh, Gjenerallejtënant Zamir Uddin Shah, në prani të Pro-zëvendës Kancelari, Brig. S. Ahmad Ali, që paraqitën dy librat e  Dr.  Muhd. Iktedar Husejn  Faruki Kafshët në Kur’anin e Shenjtë dhe Fjalori i Florës dhe Faunës së Kur'anit.

Duke paraqitur një referencë të veçantë për kafshët dhe bimët e përmendura në Kur’anin e Shenjtë, Dr. Faruki tha: Diversiteti biologjik do të thotë forma të ndryshme të jetës të kategorive të ndryshme në një rajon apo në botë dhe mbrojtja e këtij diversitet në tokë është detyra kryesore e të gjitha muslimanëve .

Duke cituar disa ajete nga Kur’ani i Shenjtë, Dr. Dr. Muhd. Iktedar Husejn  Faruki  bëri të qartë se Allahu nuk i do ata që krijojnë shqetësime (të keqia), qofshin ato ekologjike  ose ndryshe në tokë. 

Në fjalimin e tij presidencial, Zv. Kancelari i Universitetit Musliman Aligarh, Gjenerallejtënant Zamir Uddin Shah, në sjelljen e veprave të tilla në mënyrë shkencore. Ai shpreson se veprat e Dr. Farukit do të jetojnë gjatë duke e mësuar njeriu për përgjegjësitë e tij ndaj krijesave të tjera.

Pro-zëvendës kancelari, Brig. Ali ka dhënë komplimente të përzemërta për   Dr. Farukin për pasionin e tij krijues, pavarësisht angazhimeve të tij shkencore.

Burimi: ummid.com