Ajetullah Ahmed Khatami : Muslimanët viktimat kryesore të terrorizmit
Një autoritet i lartë fetar iranian dënon përpjekjet për t’i atribuar aktet e terrorizmit fesë Islame, duke theksuar se muslimanët janë viktimat kryesore të terrorizmit në botë.
Duke iu drejtuar në Hytbe besimtarëve ditën e Xhuma, në Teheran më 22 korrik, Ajetullah Ahmed Khatami iu referua sulmit të fundit terrorist në Nisë, Francë, dhe e dënoi sulmin.
Ai gjithashtu kritikoi përpjekjet e disave, duke përfshirë edhe autoritetet franceze, që t’i atribuojnë këto akte të terrorizmit fesë Islame.
Ajetullah Ahmed Khatami vuri në dukje se muslimanët janë objektivi kryesor i terrorizmit.
Të enjten e kaluar, një shofer me kamion shkeli një turmë të njerëzve në Ditën e Bastiles në Nisë, Francë, duke mbytur 84 vetë dhe duke plagosur 200 të tjerë.
Sulmuesi francezo--tunizian 31-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia, ishte identifikuar si Mohamed Lahouaiej-Bouhlel.
Grupi terrorist tekfirist Daesh (ISIS) më vonë mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Nisë.
Ajetullah Ahmed Khatami tha se vendet perëndimore, përfshirë Francën, të cilat kanë qenë prapa krijimit të grupeve terroriste tekfiriste, tani po përballen me pasojat, duke u bërë thirrje vendeve për të ndaluar mbështetjen e grupeve të tilla.
Burimi: IQNA News