İran

Imami Sunni i Namazit të Xhumasë: Arabia Saudite vepron në përputhje me dëmtimin e Islamit

Imami Sunni i Namazit të Xhumasë,  Mulla Abdul Kader Bejzavi
Imami Sunni i Namazit të Xhumasë, Mulla Abdul Kader Bejzavi

Imami Sunni i Namazit të Xhumasë  nga Irani kritikoi qasjen pasive-agresive nga Arabia Saudite për ritualin e Haxhit duke marrë atë si një dëshmi për përpjekjet Saudite të dëmtojnë Islamin.

Mulla Abdul Kader Bejzavi, hoxhë i shquar musliman sunit iranian, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Taqrib (ANT) vuri në dukje, Strategjia ndërkombëtare e sauditëve është në fakt e planifikuar dhe praktikuar nga fShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera kolonialiste.”

Ai tha: Për të ndaluar haxhintë iranianë nga ceremonia e Haxhit  është në përputhje me ndarjen e muslimanëve e cila është quajtur si një pengesë në rrugën e All-llahut, në termat fetare.

Imami i Namazit të Xhumasë  në Urumijeh shtoi: Haxhi është një Kongres  Islamik me kapacitet të madh për rritjen e solidaritetit në mesin e muslimanëve, dhe theksoi: Të dy xhamitë e shenjta nuk i përkasin Arabisë  Saudite, por ato i përkasin të gjithë Botës Islame dhe të gjithë muslimanët duhet të marrin pjesë në këtë ceremoni vjetore.

Mulla Abdul Kader Bejzavi  shtoi: Kur Haxhi është një shtyllë e rëndësishme e Islamit, atëherë të gjithë muslimanët janë të obliguar të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe për të kryer ritualin sipa mënyrës së Pejgamberit  Muhammed (a.s.)  dhe të Pejgamberit Ibrahim (a.s.)

Imami i Namazit të Xhumasë në Urumijeh iu referua intrigave të fuqive arrogante që ndajnë muslimanët dhe tha: Ndarja, përçarja do të çojë në infiltrimin e armiqve në çështjet Islame dhe dominimin e fuqive në shtetet muslimane; prandaj, ne nuk na duhet të mospajtimi me njëri-tjetrin dhe tërë populli iranian duhet të qëndrojnë në një rrugë të vetme kundër armiqve e jo muslimanët të luftponë kundër njëri-tjetrit.

Burimi: IQNA News