Kulturë

Ruajtja e njerëzimit pa Kur'anin e Shenjtë nuk është e mundur

Ajetullah Mesbah Jazdie
Ajetullah Mesbah Jazdie

Ruajtja e njerëzimit, pa mësimet e Kur'anit nuk është e realizueshme, theksoi autoriteti i lartë fetar,  Ajetullah Mesbah Jazdie.

Dijetari fetar, Ajetullah  Ali Mesbah Jazdie nxiti muslimanët dhe elitat të  mendojnë për mësimet Kur'anore, duke theksuar, shpëtimi i njerëzimit, pa marrë dituri nga Kur'ani it Shenjtë nuk do të ishte i mundur, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA). 

Mësimet e Kur'anit mbi çështjet shkencore deri më sot janë provuar të sakta, në lidhje me këtë instruktori  i Seminarit në Kum dha ligjërata për ata  që përpiqen të ndajnë  mësimet e Librit të Shenjtë,  nga jeta njerëzore  dhe shkencat.

Ajetullah Ali Mesbah Jazdie theksoi këtu dhe tani se shkencat  humane nuk janë të bazuara në parimet e duhura, duke qenë se ai kërkoi mendimtarët dhe elitat për të studiuar këtë libër të shpalljes, Kur’anin, pa të cilën nuk kemi bërë udhën e duhur në fushën shkencore.   

Sipas Ajetullahut madh, Kur'ani i Shenjtë është i pakrahasueshëm dhe ka  gjerësinë dhe thellësinë që përgjithmonë do të jetë një libër i pashterrshëm për të nxjerrë dituri.

Kur'ani është Libri i Shenjtë i Islamit që është përdorur nga muslimanët si një mënyrë për t’u udhëzuar ata në çështjet që po përballen rregullisht në epokën moderne.  

Ky libër që është shpallur udhëzon njerëzimin është shpjeguar nga Muhammedi (a.s.) dhe imamëve të pagabueshëm, theksoi instruktori.