Kosova

Xhamia e Levishës

Në fillim ka qenë ndërtuar mesxhidi i Levishës, ai është ndërtuar në gjysmën e shekullit XVI, pas vitit 1550, pasi që nuk përmendet në Defterin(Regjistrin) e sanxhakut të Prizrenit të vitit 1548, por përmendet në defterin e sanxhakut të Prizrenit të vitit 1571, në të cilin ceket se në atë kohë myezini i mesxhidit të Levishës ka qenë Murati[i].

Për këtë xhami kemi shënime që për herë të parë që ka ekzistuar dikur në Prizren. Të sqarojmë se kjo xhami e Levishës fare nuk ka të bëjë me xhamin e Jazixhi(Çatib) Sinanit të sotshëm e që njihet në popull si xhamia e Levishës. Por kjo xhami ka qenë ekzistuese diku në mes të Xhuma xhamisë dhe xhamisë së Jazixhi(Çatib) Sinanit, dhe atë afër mahallës së xhuma xhamisë, me ndërtimin e xhamisë është themeluar edhe mahalla e Levishës, në anën e majtë të xhamisë së sotshme të Levishës.

Xhamia e Çatib Sinanit është ndërtuar  diku kah fundi i shek. XV-të dhe gjendet në regjistrin e sanxhakut të Prizrenit të vitit 1548. Mahalla e Levishës është zgjeruar në mes viteve 1548 dhe 1571 dhe gjendej afër mahallës së Xhuma Xhamisë.

Shënime tjera për momentin nuk kemi se kush  ka qenë ndërtues i kësaj xhamie, dhe mbetet hulumtuesve dhe studiueseve  që të gjurmojnë në arkivat e Stambollit për shënime më të detajuara lidhur me këtë xhami ekzistuese të dikurshme në Prizren. Kjo xhami me siguri është rrënuar në vitin 1689 pas pushtimit të përkohshëm të Prizrenit nga Austria, dhe më pastaj  nuk është rindërtuar,  pasi ka qenë në afërsi të xhamisë së Jazixhi(Çatib) Sinanit, saktësisht në anën e majtë të saj, emërtimin e saj  Levisha, gradualisht e ka marrë xhamia e tanishme e Jazixhi( Çatib) Sinanit.

[i] Т, Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, Београд: Историјски институт, 2010. fq.52

 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}