E-mailet e Clinton, Gjigandët e Naftës dhe Terrorizmi drejtuar kundrejt myslimanëve shii
Është mëse kuptimplotë që gjigandët e naftës të pozicionohen në të njëjtën anë me fanatikët e tjerë që i urrejnë myslimanët shii. Islami shii me mesazhin e drejtësisë sociale është kundërshtar i kapitalizimit dhe Wall Street-it.
Është mëse kuptimplotë që gjigandët e naftës të pozicionohen në të njëjtën anë me fanatikët e tjerë që i urrejnë myslimanët shii. Islami shii me mesazhin e drejtësisë sociale është kundërshtar i kapitalizimit dhe Wall Street-it.
Më datë 1 korrik të këtij viti, që shënonte ditë e premte me mijëra njerëz dolën së bashku në rrugët e qytetit të Zarias, i cili ndodhet në pjesën veriore të Nigerisë. Protestuesit, ndërsa ecnin rrugëve mbanin në duar pankarta me imazhe të Kubbetussahras, që gjendet në Kutsi dhe pankarta dhe flamuj që përbuznin Izraelin.
Të premten e fundit të Ramazanit, muslimanët anë e mbanë botës kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër Izraelit dhe me mesazhin që Jeruzalemi t’i kthehet palestinezëve, duke e shpallur si “Dita e Palestinës.”
Këtë vit, vëmendjen më të madhe nga të gjitha aktivitetet mbarë botërore e kanë tërhequr aktivitetet paqësore të realizuara në Nigeri, pavarësisht kërcënimeve të bëra nga terroristët e Boko Haram dhe nga vetë ushtria. Pavarësisht se këto aktivitete janë organizuar nga Lëvizja Islame e Nigerisë kanë marrë pjesë njerëz me profile të ndryshme si të krishterë, sunni dhe shumë të tjerë që janë kundër padrejtësive të Izraelit. Protestuesit pro palestinezë në Nigeri, ndërsa kanë protestuar të patrembur kundër veprimeve të Izraelit, kanë bërë gjithashtu thirrje që të lihet i lirë udhëheqësi i Lëvizjes Islame të Nigerisë, Shejh Ibrahim el-Zekzaki.
Zekzaki, i cili është dijetari fetar shii më i rëndësishëm në Nigeri mbahet ende në burgjet ushtarake që prej kohës kur u arrestua gjatë një bastisje që u bë në lagjen ku ai jetonte. Nga burime të ndryshme janë hedhur dyshime se gjatë kësaj bastisjeje, që njihet edhe si Masakra Zaria në mesin e ushtrisë janë gjendur edhe pjestarë të Organizatës Ndërkomëtare të Faljes.
Më 12 dhjetor të vitit 2015, ushtria e Nigerisë ka sulmuat qëndrat kryesore të Lëvizjes Islame të nigerisë, gjatë këtij sulmi kanë humbur jetën të paktën 300 civilë të paarmatosurë. Që prej asaj dite, Shejh Zekzaki mbahet i ndaluar në burgjet ushtarake, pa asnjë akuzë konkrete për ndonjë vepër penale të kryer prej tij. Prej të vrarëve në këtë ngjarje janë edhe djemtë dhe vajzat e tij. Ushtria e mban ende në burgje Zekrakin me pretendimin se kkëtë gjë po e bën për ta mbrojtur atë, megjithatë ai vetë nuk e ka dhënë kurrë miratimin dhe pëlqimin për këtë gjë. Ndërkohë, muslimanët shii të Nigerisë e kundërshtojnë plotësisht këtë veprim të ushtrisë dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Zekzakit.
Në mailet e Clintonit gjendet diskutime se si “lufta mes medhhebeve” nuk është ndonjë gjë e keqe.
Vetëm disa ditë pasi u realizuan aktivitetet mbarë botërore
me rastin e Ditës së Palestinës janë bombarduar të gjitha lagjet ku jetonjë
muslimanët shii në Arabinë Saudite. Deri më tani asnjë organizatë apo person
nuk kanë marrë përsipër këto sulme.
Muslimanët shii në Arabinë Saudite jetojnë si shtetas
të klasës së ulët. Atyre nuk u lejohet që t’i arsimojnë fëmjët e tyre, për këtë
arsye këta persona detyrohen të punojnë si puntorë krahu. Muslimanët shii janë
ata që, ndërsa familja mbretërore e Arabisë jetojnë në luks derdhin djersën e
tyre në territoret e nxjerrjes dhe rafinimit të naftës dhe që çdo ditë nxjerrin
rafinojnë me mijëra fuqi nafte, që më pas ekspotohen nga kjo mbretësi shtypëse.
Shoqëria që përbën muslimanët shii të Arabisë Saudite ende ndjejnë një mëri të
madhe për shkak të ekzekutimit të dënimit me vdekje të udhëheqësit të tyre
fetar më të rëndësishëm, Ajetullah Nimr el Nimri.
Ndërsa luftëtarët
e Hizbullahut në Liban vazhdojnë të mbështesin qeverinë aktuale të Sirisë në
terren, xhamitë e këtyre organizatave vazhdojnë të jenë në shenjestër të
bombardimeve të ISIS-it. Shiitë e Irakut kanë marrë damkën e terroristëve që në
momentin kur ShBA-ja pushtoi Irakun. Një ndër vendet më të shenjta të shiive,
xhamia El-Askeri u bombardua në vitin 2006 dhe pjesa e saj e poshtme është
shkatërruar plotësisht.
Pothuajse në çdo vend, muslimanët shii janë vënë në
shenjestër dhe po vriten. Ndërsa Republika Islamike e Iranit, i cili është
shteti i vetëm që funksionon në bazë të ligjit
të Islamit Shii po përballet me shumë sulme që lindin nga motive të
urrejtjes fetare.
Një organizatë terroriste, që i është dhënë emri
Xhundullah ushtron aktivitetet e saj në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit.
Operacionet e kësaj organizate financohen nga para të trafikut të heroinës. Marinsi
i ShBA-së, i cili u infiltrua në këtë organizatë ka refuzuar që të japë
informacione mbi sulmet terroriste të organizatës drejtuar civilëve të Iranit.
Më datë katër korrik, Wikileaks publikoi 30 mijë maile
që i përkisnin Hillary Clinton-it. Shumë prej këtyre maileve kishin si tematikë
kryesore Irakun. Në disa prej këtyre maileve mund të gjeni informacione se si
Clinton dhe zyrtarë të tjerë të Departametit të Jashtëm të ShBA-së mundohen që
të mbajnë të sigurtë popullsinë e “Kampit të Lirisë”, apo siç shpeh njihet - “Camp
Liberty”. Në këtë territor të Irakut gjendet qendra kryesore e aktiviteteve që
organizata Muxhahidët e Popullit (MEK) – organizatë që ka qënë pjesë e listës së
orgzanizatave ndërkombëtare terroriste të ShBA-së deri në vitin 2013 –
organizonte për të shkatërruar nëpërmjet dhunës Republikën Islamike të Iranit.
Antarët e Muxhahitëve të Popullit janë terroristë që i
kanë vënë vetes pseudonimin “Marksistët Islamikë”. Duke organizuar kampet e
tyre në Irak është realizuar një numër i lartë vrasjesh dhe bombardimesh. Ndër aktivitetet
më famëkeqe të kohëve të fundit të MEK-ut ka qënë edhe organizmi në koordinim
me Musadin i vrasjes së shkenctarëve paqësorë iranianë.
Në mailet Hillary Clintonit, që janë bërë të njohura
tashmë edhe për publikun e gjërë në kohët e fundit shihet sesi ajo tregon se është
bezdisur tashmë duke mbajtur grupime terroriste brenda qeverisë së zgjedhur të
Irakut, të cilat përdorin territorin e Iranit për të ushtruar aktivitetet e
tyre terroriste. Clinton dhe zyrtarë të tjerë të Departametit të Jashtëm kanë bërë
negociata me qeverinë e Irakut në mënryrë që terroristët e MEK-ut, të cilët në
tridhjetë vitet e fundit kanë vrarë dhjetra mijëra njerëz, të transferoheshin të
sigurtë diku tjetër dhe të vendoseshin aty, për të vazhduar aktivitetet e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, të cilat
prej shumë kohësh kanë qënë aleate me Arabinë Saudite janë mbështetëse aktive të
vrasjes së muslimanëve shii në të gjithë botën. Shtetet që kanë mbështetjen e
ShBA-së si, Nigeria, Jemeni, Iraku dhe deri tek disa forca në Siri japin
mbështetjen e tyre qoftë haptazi, qoftë në mënyë pasive për personat që bëjnë
thirrje për vrasjen masive të personave të ashtuquajtur “Shii të pafe”.
Në një ndër mailet e publikuara të Clinton është bërë
me dije se udhëheqësit e ShBA-së janë të mendimit se do të ishte në favorin e
tyre që të nxisnin një luftë sektare mes sunnive dhe shiive në Lindjen e Mesme.
Ndërsa në një ndër mailet që i janë dërguar Hillary Clintonit gjendet një
paragraf i cili ka ngjallur një shqetësim të thellë. Në këtë mail thuhej se:
“rrëzimi i familjes së Esadit mund të jetë rruga për të ndezur fitilin e një
lufte mes shiive dhe sunnive të rajonit, të cilët përbëjnë një shumë. Kjo luftë
do të tërhiqte në vetvete edhe Iranin dhe kjo gjë nuk do të jetë aspak negative
në këndvështrimin e komandantëve ushtarakë të Izraelit dhe të aleatëve
perëndimorë”.
Ajo që ndodhi në të vërtetë nuk ishte lufta teorike për
të cilën ishin bërë bisedimet në mailet e Hillary Clinton. Konflikti mes
muslimanëve shii dhe sunni mund të interpretohet lehtazi si një shembull tjetër
i konkurrencës fetaro-etnike që vazhdon tashmë për një kohë të gjatë mes tyre.
Vëzhguesve perëndimorë u pëlqen jashtë mase që të përdorin shprehje, që tashmë
janë përhapur shumë si “këta njerëz po luftojnë prej mijëra viteve me njëri-tjetrin”
dhe “të dyja palët kanë te drejtë në këndvështrimet e tyre”. Megjithatë, nëse e
analizojmë më thellësisht konfliktin do të shohim se këto shprehje nuk i shkojn
përshtat gjendjes së vërtetë.
Për shembull, në Republikën Islamike të Iranit, e cila
udhëhiqet nga muslimanët shii, muslimanët sunni, ashtu si edhe të krishterët,
hebrenjtë dhe fetë e tjera mund ta shfaqin haptazi përkatësinë e tyre fetare ta
praktikojnë dhe ta predikojnë atë. Pavarësisht se shteti ka përvetësuar një
prespektivë të islamit shii dhe drejtohet nga dijetarë që i përkasin këtij
besimi fetar, kushtetuta iraniane që bazohet në besimin monoteist i siguron dhe
mbron lirinë e besimit të çdokujt.
Muslimanët shii që gjenden në Siri, nga Hizbullahu dhe
Mbrojtësit e Revolucionit Iranian janë vënë bri për bri me të krishterët e
Sirisë, me komunistët ateistë dhe me ortodoksët e Rusisë për të luftuar
ISIS-in. Ushtria që është nën udhëheqjen e shtetit të Sirisë, e njohur ndërkombtarisht
si Ushtria Arabe e Sirirë është e përbërë nga një shumicë muslimanësh sunii.
Edhe organizata e Zejd Shii Ensarullah në Jemen, që
njihen edhe si husinjtë kanë qëndruar krah për krah me Komitetet
Revolucionare, muslimanët sunni dhe aktorët laikë për t’i bërë ball sulmit të
organizuar me në krye Arabinë Saudite.
Nuk është e vërtetë aspak se muslimanët shii të
Lindjes së Mesme janë të nxitur nga një ndarje sektariste e fesë. Kjo gjë vlen
edhe për shumicën e muslimanëve sunni. Thirrja për ushtrimin e dhunës për
shkakt të përkatësive të caktuara të identiteteve etnike dhe fetare, pas së cilës
qëndroj financime marramendëse është mëse e sigurt se bëhet nga një grup sunni
radikalë.
Në të vërtetë nuk është e drejtë që fushata e dhunshme
që ka vënë në objektiv muslimanët shii të përkufizohet si një konflikt
“shii-sunni”. Në të vërtetë, kjo është një luftë që radikalët vehabistë kanë shpallur kundër
qytetërimit. Objektivi më i dukshëm i radikalëve vehabistë janë muslimanët
shii, megjithatë ata kanë vrarë dhe masakruar edhe shumë muslimanë sunni dhe të
krishterë. Sa më shumë të rritet fuqia e terroristëve vehabi aq më shumë do të
jenë edhe më shumë të rrezikuarë jo vetëm muslimanët shii, por edhe të krishterët,
duzitë të gjithë besimet e tjera, madje edhe sunnitë që duket mos jenë aspak
radikalë.
Gjigandët e Naftës dhe Vehabizmi
Vehabizmi është konceptuar si një interpretim radikal
i Islamit sunni, i cili ka filluar me Muhammed Ibnul-Vehhab. Mendësia vehabiste
u përqafua edhe nga kahu monarkik saudit në vitet 1700. Në vitet e funit të
shekullit 19, Perandoria e Mbretërisë së Bashkuar për ta përdorur këtë gjë në
favor të saj kundër Perandorisë Osmane filloi të financonte dhe të forconte
familjen mbretërore saudite.ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë
filluar bashkëpunimin e ndërsjellë me Arabinë Saudite gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Arsyeja që fshihet prapa mështetjes dhe lidhjes së
marrëdhënieve të ndërsjellta të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe ve vehabinjtë është
shumë e qartë: nafta. Gadishulli arab është një nga rajonet më të pasura në botë
përsa u përket resorseve të naftës. Shteti i vetëm i cili ka brenda territorit
të tij pasuri më të madhe nafte është Venezuela, megjithatë këto burime janë
zbuluar vetëm së fundmi.
Britanikët arritën që ta mundnin Perandorinë Osmane
gjatë Luftës së Parë Botërore. Bankierë britanikë, të këtillë si Rothschild që
kishin bërë aleancë me vehabinjtë arritën që të merrnin nën kontrollin e tyre të
gjithë rrjetin e resorseve të naftës. Pas Revolucionit Rus, bankierët amerikanë dhe britanikë kishin
nevoja të paevitueshme për naftë, duke qënë se edhe fushat e resorseve të lëndëve
djegëse në Baku të Azerbaxhanit i kishte marrë nën kontroll Bashkimi Sovjetik.
Kontrolli që Arabia Saudite kishte mbi naftën ishte një
ndër faktorët që çuan në fitoren e plotë të Luftës së Dytë Botërore nga vendet
aleate me të. Pika më e dobët e nazistëve në këtë luftë ishte fakti që ishin të
varur nga nafta e importuar për të vënë në lëvizje armët luftarake.
Në vitet 1970, kur çmimi i naftës sa vinte e rritej, për
pasojë edhe pasuria e Arabisë Saudite sa vinte dhe shtohej edhe vehabizmi
filloi të përhapej në të gjithë botën. Më pas, në vitet 1980, CIA ndihmoi Usame
Bin Ladinin që të formësonte një ushtri të përbërë nga vehabistë kundër Partisë
Demokratike të Popullit. Ndër vehabinjtë radikalë që u mblodhën së bashku në
Afganistan ishte edhe babai i autorit të sulit të Orlandos, Siddik Metin.
Dy nga nrupet më të rrezikshme që janë krijuar nga
terroristët vehabinjë kanë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të
territorit të Sirisë. ISIS, apo siç edhe është vetëshpallur Shteti Islamik është
një provë e gjallë e përkufizimit të ideologjisë më origjinale të vehabizmit
terrorist. Edhe një tjetër organizatë terroriste vehabiste, që njihet si Celula
El Nusra ka nënë kontroll një pjesë shumë të madhe të territorit të Sirisë. Ata
janë vehabistë që kanë disa elementë më të veçantë dhe që pretendohet që
shumica e tyre janë më tolerantë.
Është e vërtetuar tashmë më prova konkrete se Arabia
Saudite dhe disa shtete të tjera perëndimore e kanë mbështetur Celulën El Nusra
në mënyrë aktive. Gjatë një deklaratë që ka bërë për Kongresin e ShBA-së, David
Petraeus është shprehur se ai beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë
pjesëmarrëse aktive në këto përpjekje dhe se në të shkuarën i ka dërguar
armatime El Nusrës, që njihet edhe se El Kaida e Sirisë.
Televizionet arabe jo vetëm që po e përhapin gjithmonë
e më shumë Vehabizmin, por gjithashtu po nxisin edhe një urrejtje kundrejt
muslimanëve shii. Në propagandën e saj, që po ia drejton muslimanëve në mbarë
botën, Arabai Saudite ka ngritur spekulime se Irani po mundohet të krijojë një
“Gjysmëhënë Shii” dhe se pretendon që ta pushtojë të gjithë botën nën
kontrollin e Preandorisë Shiite. Kjo propagandë e sauditëve, në mënyrë të
pabesueshme e ka kthyer të gjithë fuqinë e terrorizmit të vehabistëve në
Lindjen e Mesme si pjesë e një komploti kundër Iranit. Në të vërtetë këto
grupime përmbajnë koalicionin ushtarak me përmbajtjen më të larmishme politike
të parë ndonjëherë në historinë botërore. Në këtë koalicion gjenden të gjitha
vendet që i kanë shpallur luftë terrorizmit vehabist duke filluar nga komunistët,
revolucionarët islamik, nacionalistët arabë dhe deri tek të krishterët.
Qeveria Nigeriane, e cila në muajin dhjetor vrau
muslimanët shii ka një pikë të përbashkët me mbretërinë sautite-vehabiste dhe Hillary
Clintonin: të tre këto aktorë kanë marrëdhënie biznesi me firmat më të mëdha të
naftës në ShBA. Këto kompani koordinohen së bashku për të vendosur prodhimtarinë
dhe çmimet e tyre dhe të katërta e blejnë naftën nga Arabia Saudite.
Ndërsa fondacioni i vetë Hillary Clinton (që në të
njëjtën kohë punon edhe për CIA-n dhe zë vendin e parë në prodhimin e
ztrategjive për formësimin e mendësive në fushat e politikës së jashtme të
ShBA-së, Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë) financohet haptazi nga Exxon-Mobile
dhe nga kompanitë e tjera të mëdha.
Shteti i Nigerisë, i cili është vendi që bën
ekspotimin më të madh të naftës në kontinentin afrikan ka një marrëdhënie të
ngushtë bashkëpunimi me Shell dhe Chevron. Madje, Shell ka ushtrinë e saj të
veçantë në rajonin e Deltas nigeriane që është e pasur me naftë. Nuk është e
rastësishme që terroristët vehabistë, antarë të “Boko Haram” vazhdojnë të
terrorizojnë popullin nigerian prej më shumë se dhjetë viteve.
Përhapja e vehabismit radikal të Arabisë Saudite në të
gjithë botën është e lidhur ngushtë me marrëdhëniet e saj me kompanitë më të mëdha
të Ëall Street-it. Në çdo vend ku shkojnë këto kompani të naftës vjen nga
mbrapa edhe vehabizmi.
Terroristët vehabistë po mundohen të shkatërrojnë
Republikën Arabe të Sirisë, e cila është në një marrëdhënie të ngushtë
ekonomike me Republikën Islamike të Iranit dhe ku lindi lufta e brendëshme pesë
vjet më parë, në të njëjtën kohë që po bëheshin bisedime për të krijuar rrjete
të përbashkëta nafte. Terroristët vehabistë po punojnë për të shtypur protestat
demokratike të popullit në Jemen dhe për të kthyer në pushtet diktatorin Mansur
Hadi, i cili gëzon mbështetjen e Arabisë Saudite. Terroristët vehabistë kanë
marrë si objektivë edhe Rusinë, madje edhe në Republikën Popullore të Kinës kanë
ndodhur një sërë ngjarjesh të vrasjeve me thikë në trene. Radikalët vehabistë
kanë marrë në shenjestër të njëjtët aktorë ndërkombëtarë që janë edhe armiqë të
Wall Street-it.
Si rezultat i bombardimeve të NATO-s në vitin 2011,
Libia u shkatërrua dhe u rrëzua qeveria e islamizmit socialist dhe forcat
vehabiste në vend u shtrinë në thë gjithë vendin. Deri para vitit 2011, në libi
pothuajse nuk ndihej ekzistenca e El Kaides dhe ISIS-it, kjo fuqi sa po vjen e
shtohet si kurrë më parë që prej bombardimeve të NATO-s. E njëjta gjë mund të
thuhet edhe për Irakun dhe Afganistanin. Politikat e jashtme të ShBA-së, nën
sloganin “Luftë kundër Terrorizmit” shihet se i kanë përforcuar edhe më shumë
terroristët vehabistë.
“Lufta e varfërisë kundër pasurisë”
Është mëse kuptimplotë që gjigandët e naftës të pozicionohen në të njëjtën anë me fanatikët e tjerë që i urrejnë myslimanët shii. Islami shii me mesazhin e drejtësisë sociale është kundërshtar i, kapitalizimit dhe Wall Street-it.
Muslimanët shii nuk lartësojnë vetëm Profetin Muhamed,
por edhe imamët që kanë ndjekur hap pas hapi rrugën e tij. Imam Aliu dhe Imam
Hysejni kanë rënë dëshmorë në luftrat kundër njerëzve shumë të pasur dhe të
fuqishëm. Për muslimanët shii, ditë të shenjta si “Dita e Ashures” simbolizojnë
momentet kur njerëzit kanë sakrifikuar vetet për “të shtypurit”.fjalët e Imam
Aliut dhe Imam Hysejnit kanë një përmbajtje pothuajse plotësisht
anti-kapitalise dhe një frymë popullore. Dëshira dhe amaneti i fundit i Imam
Aliut për muslimanët ka qënë kështu: “Mos e dëshironi këtë botë, ajo do t’ju
tundojë. Mos u njeni keq për gjërat që nuk i keni. Thoni të vërtetën dhe punoni
për botën tjetër. Dilini kundër keqbërësve dhe mbështesni të shtypurit.”
Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979 nxorri nga
kontrolli i Londrës dhe Wall Street-it një shtet që ishte prodhues i madh i
naftës. Në këtë revolucion u përmbys Shahu që jetonte në luks i cili ishte lodër
e kompanive të mëdha të naftës, ndërsa populli ishte i prapambetur dhe në vaftëri.
Republika Islamike e Iranit gjeti jetë nën slloganetë
tilla si “As Lindje As Perëndim”, Jo Kapitalizëm, Islam” dhe “Lufta e Varfërisë
Kundër Pasurisë”. Revolucioni Islamik i Iranit i frymëzoi të gjithë muslimanët
shii në të gjithë botën që të zgjoheshin. Punëtorët e naftës në Arabinë
Saudite, duke marrë shembull nga Irani u ngritën në këmbë për t’i dalë kundërs
monarkisë së naftës të Wall Street-it.
Muslimanët Shii të Libanit formësuan organizatën
militare Hizbullah e cila funksionon pothuajse si një qeveri e vendit, kujdeset
për popullin dhe i ka armatosur ata që të mbrojnë veten e tyre. Në vitin 2006
Hizbullahu triumfoi me një sukses të madh në fultën kundër pushtuesve izraelitë.
Muslimanët shii nuk mbrojnë vetëm elementët e tyre
fetarë, ata gjithashtu janë të detyruarë mbrojnë edhe drejtësinë sociale në
Nigeri, Pakistan, Liban, Iran, Irak, Arabinë Saudite si dhe në vende te tjera.
Brenda Iranit mund të gjeni zyrtarë të shtetit që e mbrojnë dhe janë në të njëjtën
anë me Malcolm X dhe Lëvizjen e Lirisë së Njerëzve me Ngjyrë në ShBA.
Në vitet 1980, kur qeveria iraniane luftonte kundër
Peandorisë Britanike, në ndihmë të saj kishte ardhur edhe Republika irlandeze.
Irani, pavarësisht faktit se ka një mospërputhje të madhe me një pjesë të mirë
të udhëheqjes së Palestinës dhe pavarësisht faktit se i përkasin prespektivave
fetare të ndryshme ka vazhduar pa ndërpreje ta mbrojë popullin palestinez në
luftën kundër Izraelit.
Sulmet kundër muslimanëve shii kryhen për të mbrojtur
të pasurit dhe të fortët. Ismali Shii është kthyer në një mjet për të gjithë
ata që dëshirojnë stabilitet dhe drejtësi sociale, që të mund të shrehin ato që
mendojnë dhe që organizohen për t’i bërë ballë këtyre fuqive.
Çdokush që beson në vënien e drejtësisë dhe që
dëshiron që terrorizmi të zhduket duhet të ndjejë një shqetësim të madh për
presionin gjithnjë e më shumë në rritje kundër muslimanëve shii. Fakti që nga
mailet e Hillary Clinton-it , duket se ajo nuk është aspak e shqetësuar për
këto sulme dhe se madje në disa rajte i mbështet ato drejtpërsëdrejti duhet që
t’i shqetësoi thellë njerëzit që kanë ndërgjegje në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Burimi: Mint Press News