Siria

Korporatat Mediatike dyshojnë për sigurinë në Siri

Nga  James F. Tracy

Lajmet dhe reportazhet e mediave perëndimore për aktivitetet kriminale të shfrenuara të grupeve paramilitare të huaja që operojnë në Siri, ende mbështetet kryesisht në burime të pabesueshme shpesh të referuara si aktivistët. Zëdhënës të tillë në mënyrë rutinore pretendojnë se ushtria siriane po kryen mizori kundër popullsisë siriane. Raportet janë kontestuar shpesh nga qeveria e Bashar al-Assadit si të dyshuar apo të rreme madje sqarimet shtesë janë zbuluar nga studiues të pavarur dhe nga mediat alternative.

Në korrik të 2012 gazetari anglez Charlie Skelton ka raportuar se publikimet e  lajmeve perëndimore duke qenë bashkëpunëtorë të gatshëm në një fushatë propagandistike po  zhvillohen nga praktikuesit e marrëdhënieve me publikun. Sipas Skelton, zëdhënësit, e ekspertëve në Siri pra “aktivistët e demokracisë ose ndryshe njerëz që “kërkojnë” dhe “paralajmërojnë dhe bëjnë thirrje për veprim kundër regjimit të Asadit janë vetë pjesë e një fushate propagandiste të sofistikuar dhe të mirë menduar për të lejuar forcat e NATO-s që të japin të njëjtin ilaç në Siri ashtu siç bën edhe në Libi në vitin 2011. Ata janë duke shitur idenë e ndërhyrjes ushtarake dhe të ndryshimit të regjimit, raporton Skelton- “ndërsa mediat kryesore janë të gatshëm për të blerë. Shumë prej aktivistëve dhe zëdhënësve që përfaqësojnë opozitën siriane janë të ndërlidhura (dhe në shumë raste edhe financiarisht) me SHBA-të dhe Londrën. Që do të thotë informatat dhe statistikat nga këto burime nuk janë domosdoshmërisht lajm i pastër -. Bëhet fjalë për sezonin kulminant të shitjeve, një fushatë e P.R -ve [1]

Mjafton të shohim jo më larg se shembujt aktual të reportimeve të paverifikuara dhe ndihmuese nga agjensitë më të njohura të lajmeve. Për shembull, më 8 shkurt një histori nga Agjencia shtetërore e Anadollit, me titull: Shpërthime bombash në Alepo, 23 të vdekur, raportojnë aktivistët: Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter i regjimit hodhi një fuçi me bomba në një zonë të kontrolluar nga opozita në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo, ditën e shtunë, raportojnë aktivistët. [ 2 ]

 

RaportonNeë York Times: Rebelët dhe grupet qeveritare kanë akuzuar njeri-tjetrin për masakra ndaj civilëve, ndërsa qeveria ka rritur sulmet ajrore në Aleppo duke improvizuar bomba me fuçi të mbushura me eksploziv dhe në lidhje me këtë aktivistët thonë se kanë vrarë më shumë se 200 njerëz [ 3 ] .

 

Në mënyrë të ngjashme gazeta me ndikim si Washington Post mbeten gjithashtu në mënyrë të guximshme e hapur ndaj këtyre burimeve. Në një artikull të kohëve të fundit Associated Press fillon me titullin: Aktivistët: Forcat siriane sulme të reja në Aleppo, citon Qendra për Median, Aleppo, e vetëquajtur grup aktivist anti-Bashar Asadit. E cila dërgon lajme për AP-në . [ 4 ]

 

Po kështu, në nëntor të 2013-ës, shumica e lajmeve të BBC rreth  Sirisë anonin fuqimisht drejt raportimeve ngaaktivistët , citon Observatori Anglez-bazuar në informatat e marra nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut për të hedhur poshtë historinë e sulmeve ajrore të qeverisë siriane vriten dhjetra në Aleppo.

Skelton theksoi në ekspozenë e tij të 2012-ës se Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut është përdorur shpesh si një burim i pavarur për lajme dhe statistikat, të cilat janë marrë në vlerën nominale dhe janë perseritur si papagall nga korporatat e mediave. Ndërsa SOHR tingëllon si një burim jo i  besueshme dhe jo partiak I të drejtave  të njeriut.  Bëhet fjalë për Rami Abdulrahman (ose Rami Abdel Rahman), i cili jeton në Coventry, vëren Skelton. Në vitin 2011 Reuters raportoi se kur Abdulrahman merr thirrje për dalje në terren nga mediat ndërkombëtare, atë pas pak e ke në rrugë pranë dyqanit të tij, të cilin ai e drejton bashkë me gruan e vet.

Analiza tregon se pavarësisht se ata përmenden si autoritete në Siri, në fakt janë shumë larg nga ajo që po ndodh në terren. Kjo bën që të këtë një program keqinformimi për të ngatërruar publikun mbi numrin e vrasjeve si dhe kaosin që po ndodh në Siri nga forcat mercenare të financuara nga Perëndimi.

Me destabilizimin e Sirisë nga mbështetja e të huajve, tashmë që prej më shumë se dy vjetësh, korporatat e mëdha mediatike në pronësi të qeverive, ndoshta në mënyrë të çuditshme, vazhdojnë të mbështeten në njësi dhe burime të diskutueshme. Një kërkim në Google me “activists say” (aktivistët thonë) dhe “Syria” (Siria) të jep 919.000 rezultate.

Një kërkim më i kujdesshëm në bazën e të dhënave LexisNexis për “Syria,” (Siria) “Assad,” (Asadi) “government” (qeveri) dhe frazen “activists say” (aktivistët thonë) apo “activists report” (raportimet e aktivistëve), në krye  të kërkimit për subjektin apo artikujt e lajmeve, nga data 1 qërshor deri më 7 shkurt 2014, jep një sërë të dhënash të përbëra nga afro 2.000 rezultate – 1.638 artikuj gazetash, 205 transkriptime elektronike të BBC-së, dhe 148 artikuj të shkruar në web.[6]

 

Tabela e mëposhtme tregon se lajmet, sipas  kërkimit të mësipërm, duket se i kanë përdorur të ashtuquajturit “aktivistë” si burime në më shumë se 20 raste që nga 1 qërshori 2012.

Lajmet e

publikuara

Nr. i transkriptimit të artikujve

Referenca “Associated Press”

British Broadcasting Corporation

205

New Zealand Herald

134

43

Belfast Telegraph Online

97

 –

Washington Post

52

26

Daily Star (Lebanon)

38

 –

New York Times

38

5

Today’s Zaman (Turkey)

36

 –

The National (UAE)

34

21

Anadolu Agency

32

 –

Bismarck Tribune

30

 –

Financial Times

30

15

Scotsman

29

 –

Guardian

28

 –

International New York Times

28

8

The Capitol (Annapolis MD)

26

13

Mçlatchey Tribune

26

 –

Times of Oman

26

 –

Salt Lake City Tribune

25

23

Times & Transcript

24

5

Times (London)

23

 –

The Mirror

22

 –

 

Rreth 13.5% e kampionit (270), edhe nëse i referohemi Associated Press si burim, janë histori të lidhura me AP. Një kërkim për “Associated Press”, jep një rezultat prej 217 artikujsh, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të botuar në New Zeland Herad  (43), Washington Post (26), The National (21), the Bismarck Tribune (15), dhe  në sektorin ndërkombëtar të New York Times (8). Një numër i vogël i kampionit (33) i referohet “Reuters.”

Duke e kombinuar me një pranim në heshtje të agjencive të lajmeve që ndoshta janë të përfshira në një mashtrim të tillë, rezultati përfundimtar na del një propagandë që në dukje shet “revolucionin sirian,” si dhe kushtëzimin e mëtejshëm të opinionit botëror për pashmangshmërinë e ndryshimit gradual të regjimit, ose edhe për ndonjë ndërhyrje ushtarake të drejtpërdrejtë.

 

Pas më shumë se dy dekada historish të trilluara, mizorive dhe tregimeve të gjata që përfshijnë bogeymen-in e Lindjes së Mesme dhe krimet e tij- që nga foshnjat e hedhura nga inkubatorët në pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në vitin 1990, deri te lidhjet e bin Ladenit me sulmet e 11 Shtatorit, armët e shkatërrimit në masë të Sadam Husejnit, fabrikimi i “goditjes” së Muamar Gadafit mbi popullin e tij – publiku duhet të kuptojë mirë se shumë nga korporatat mediatike të lajmeve funksionojnë thjeshtë si një makineri propagande e vajosur mirë, ku “interesa të veçanta” tërheqin fillin. Kjo ndodh veçanërisht kur fuqitë e vërteta kërkojnë të minojnë qeveritë sovrane dhe të kryejnë akte terrorizmi në masë dhe të shkatërrojnë popullsitë e tyre.

 

 

Notes

[1] Charlie Skelton, “The Syrian Opposition: who’s Doing the Talking?” Guardian, July 12, 2012.

[2] “Aleppo Bombings Kill 23, Activists Say,” Agjencia Anadolu, 8 shkurt, 2014.

[3] Anne Barnard dhe Mohammad Ghannam, “Dozens Are Killed in Syrian Violence, Even Amid Preparations for Peace Talks,” New York Times, 23 dhjetor, 2013, 12.

[4] “Activists: Syrian Forces Launch Neë Aleppo Strikes,” Associated Press / Washington Post, 1 shkurt, 2014.

[5] Skelton, “The Syrian Opposition”; “Coventry: An Unlikely Home to Prominent Syria Activist,” Reuters, 8 dhjetor, 2011.

[6] Një kërkim që përfshin thëniet  “activists said” (aktivistët kanë thënë) ose “activists reported” (aktivistët kanë raportuar) mund të përfshinte edhe më shume shembuj.