Gjermani: Në qendër tregtare OEZ , 20 të plagosur 6 të vdekur
Të paktën 6 persona besohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë pasditen e së premtes. Tashmë dyshohet se tre persona të armatosur kanë qëlluar me armë, ndërsa janë ende në arrati.
Të shtënat nisën rreth orës 16:00 me orën lokale në një restorant MekDonald, për të vijuar pranë qendrës tregtare në afërsi të një stadiumi olimpik.
Stacioni kryesor i trenit në Munich është evakuuar dhe gjithashtu edhe një metro, ndërsa transporti ndërqytetës është pezulluar. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivet e mundshme të sulmit.
Dyshohet se numri i të plagosurve është rreth 20 persona. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policë të armatosur, ndërsa një helikopter patrullon nga ajri.
Gazeta gjermane Bild, e cituar nga AFP-ja, raporton se pas të shtënave, vrasësi vrapoi drejt një shëtitoreje pranë stadiumit olimpik në qytetin jugor gjermane.
“Ka një operacion të madh policor në proces në qendrën tregtare”, tha policia e Munihut në Twitter, duke u bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën. Automjetet e emergjencës janë parë në rrugë jashtë ndërtesës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Sipas BBC-së, autori ka filmuar veten dhe momentin kur qëllonte me armë.
Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere deklaroi se sulmuesi që ka qëlluar me armë duhet të jetë një “ujk i vetmuar”, term ky i përdorur për persona të radikalizuar që ndërmarrin akte kriminale, pa qenë domosdoshmërish pjesë e ndonjë grupi terrorist.