Kulturë

Përfundoi Konferenca e Studimeve Kur’anore në Mançester, Angli

Edicioni i Katër (4) i Konferencës së Hulumtimeve  Kur'anore përfundoi në Manchester, Britani.

Konferenca e titulluar Studime Kur’anore dhe Hulumtimet e Kur'anit në Evropë, filloi të premten dhe ka përfunduar të dielën, 17 korrik 2015.

Akademia Evropiane e Studimeve Kur'anore është organizatore e Konferencës në bashkëpunim me Qendrën e Trashëgimisë Muslimane në Mançester dhe Institutin Tibyan të  Shkencave Kur'anore.

Tema e këtij edicioni të konferencës ishte Drejtësia dhe Ihsani në Kur'anin e Shenjtë dhe Suneti i Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Kumtesat shkencore të paraqitura në  Konferecë  ndër të tjera ishin,  Islami garanton për lirinë, Drejtësia në ajetet Kur'anore dhe mbi Trashëgiminë, Kuptimi i Ihsanit dhe llojet e tij të ndryshme, sipas ajeteve të Kur'anit, dhe Liria Njerëzore, Drejtësia dhe Ihsan.

Konferenca e Studimeve  Kur'anore ka për qëllim përhapjen e mësimeve të Kur’anit të Shenjtë dhe inkurajimin e meditimit dhe hulumtimit mbi tema të ndryshme që lidhen me Librin e Shenjtë, Kur’anin.

Burimi: IQNA News