Larixhani: Kërcënimet e SHBA janë si rënkime të një luani plak
Kryetari i Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani tha se kërcënimet për veprime ushtarake nga SHBA kundër Iranit janë si rënkime të një luani të plak që nuk mundet për të sulmuar.
Larixhani i bëri këto komente të
martën kur ai mbajti një fjalim në qytetin e shenjtë të Kumit që shënon
përvjetorin e 35-të të Revolucionit Islamik.
Larixhani përfaqëson qytetin Kum në Kuvend.
Larixhani i bëri thirrje, gjithashtu,
zyrtarëve që mos ta kthejnë klimën
e kritikës në akuza.
Ajetullah i madh në Kum u bashkue me
popullin në mitingje për të shënuar përvjetorin
e 35 të Revolucionit Islamik.
Sadek Larixhani, vëllai i Ali Larixhani i
cili është shefi i gjyqësorit, tha të martën se populli iranian nuk do të
tërhiqet përballë kërcënimeve dhe sanksioneve.